TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti, priti në një takim Zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Philip Reeker.
Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve si në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh dhe vlerësuan edhe një herë dimensionin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në përballimin e sfidave të sigurisë globale edhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Burimet zyrtare bënë të ditur se “bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimeve politike dhe u ndalën veçanërisht në rritjen e pranisë së biznesit amerikan në Shqipëri dhe në rajon.
Në takim u disktua dhe për zhvillimet në rajon ku u theksua edhe një herë rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Redaksia online
(ad.ti/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com