Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i konsideron nul nismat e qeverisë që lidhen me procesin e Këshillimit Kombëtar. Sipas Metës ato nuk ekzistojnë.
“Produktet e këshillimi kombëtar do të shkojnë te djegësit sepse ato nuk ekzistojnë. Do të bëjmë gjithçka që referendum të jetë i zbatueshëm se është bërë gjithçka për të qenë i pazbatueshëm. Për këtë do të koordinohemi me të gjithë faktorët. Në çdo rast ky është imperativ i kohës që shqiptarët t’i mbajmë këtu sepse kanë humbur besimin te shteti i së drejtës, respektimi i Kushtetutës dhe ligjshmëria. Do të bëhemi si Zvicra nëse do të zbatojmë referendumet”, ka thënë Meta.
Lajmi kryesor:
Meta në konferencë për mediat: Referendumi, prioriteti ynë! Do punojmë për qeveri teknike (VIDEO)











