Referendumi i Turqisë, në Europë
nuk lejohet fushata e Erdogan

Referendumi i Turqisë, në Europë<br />nuk lejohet fushata e Erdogan
Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë vijojnë të mbeten të tensionuara.

Nga Ankaraja presidenti Erdogan u kërkon shtetasve turq që jetojnë jashtë të mos ndalen nga asgjë dhe të votojnë për referendumin i cili synon të kthejë vendin në republikë presidenciale. 

Thirrje të tilla vijnë pasi pak ditë më parë Berlini  nuk lejoi që politikanët turq të zhvillonin tubime në Gjermani. Kujtojmë se rreth 1.4 milionë turq jetojnë në Gjermani.

“Vota që do hidhni do të jetë përgjigjia më e mirë, jo vetëm për vendet perëndimore por për të gjithë botën. 16 Prilli do të jetë festë” u shpreh Erdogan.

Turqia synon që të gjithë shtetasit turq të marrin pjesë në votime.

Raportet mes dyvendeve përshkallëzohen, pasi pak ditë më parë Erdogan e cilësoi vendimin e Gjermanisë për të ndaluar tubimet si një prakttikë  naziste. Nga ana tjetër Kancelarja  i konsideroi akuzat absurde.

Referendumi i cili pritet të zhvillohet në prill synon ti japë më shumë pushtet presidentit Erdogan.

Përpjekjet e Ankarasë për të rritur mbështetjen për referendum në mesin e turqve që jetojnë në Bashkimin Evropian, kanë shkaktuar tension edhe në Holandë. Një tubim në Roterdam u anulua më 8 mars.

Marrëdhëniet midis Berlinit dhe Ankarasë  janë lëkundur që nga përpjekja për grushtshtet në Turqi, korrikun e kaluar. Gjermania ka kritikuar arrestimet masive që kanë pasuar dhe largimin nga puna të afro 100,000 shërbyesve civilë turq.

Turqia është një partner i rëndësishëm në marrëveshjen për kufizimin e hyrjes së migrantëve në BE, por ka kërcënuar se “do t’i hapë dyert” nëse BE-ja nuk i përmbush zotimet për ndihmë, për udhëtim pa viza për turqit dhe nëse nuk i përshpejton bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në bllok.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike