Referendumi, ndalimi i tubimeve
Erdogan: Sanksione Holandës

Referendumi, ndalimi i tubimeve<br />Erdogan: Sanksione Holandës
Shtohen tensionet mes Turqisë dhe Holandës. Presidenti Erdogan u kërkon organizatave ndërkombëtare që të marrin masa kundër Holandës dhe të vendosin sanksione.
 
“Po sillet si një Republikë bananesh”
-u shpreh kreu i shtetit. Ndërkohë Holanda i ka mohuar lëvizjen në Roterdam ministrit të jashtëm turk.
 
Holanda është një nga shtetet të cilat nuk kanë lejuar që në vendin e tyre zyrtarët turq të zhvillojnë fushatë për referendumin i cili pritet të mbahet në Turqi e që synon të shndërroj vendin në republikë presidenciale.

Autoritet janë shpjeguar sikurse në Gjermani se tubimet janë ndaluar për arsye sigurie. Por Erdogan nga ana tjetër i konsideron praktika të tilla naziste. Një retorikë e tillë është ajo çka ka tensionuar raportet.

Kryeministri holandez Mark Rutte i konsideroi deklaratat e Erdogan provokative dhe kërkoi që Ankaraja të kërkojë falje.

Ndërkohë ministri gjerman Schaeuble u shpreh se është e vështirë të bashkëpunohet me Turqinë në një klimë kaq të tensionuar. “ Nuk duam përshkallëzim të raporteve duam vetëm që Turqia të arsyetojë”-u shpreh ministri gjerman.

Në kuadër të tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Holandës, kjo e fundit u ka bërë thirrje shtetasve të saj të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve drejt Turqisë.

Paralajmërimi vjen pikërisht për shkak të retorikës së ashpër mes liderëve.

Nga ana tjetër Turqia i ka paraqitur një protestë formale ambasadorit holandez në Ankara.

Në 16 prill Turqia do të votojë një një referendum ku kërkohet që vendi të shndërrohet në republikë presidenciale. Për këtë arsye politikanët turq kanë nisur fushatën për të bindur të gjithë shtetasit e tyre që ndodhen edhe jashtë vendit.

Ndonëse shumë vende europiane kanë ndaluar tubimet e tyre me arsyetimin e sigurisë. Shtetet europiane kanë kritikuar Turqinë sidomos pas dështimit të grushtit të shtetit në korrik të 2016, duke akuzuar se vendi po shkon drejt autoritarizmit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)