Referendumi në Itali, Grillo
thirrje për të votuar kundë

Referendumi në Itali, Grillo<br />thirrje për të votuar kundë
Një ditë para mbajtjes së referendumit popullor në Itali , Lëvizja e Pesë Yjeve që është edhe partia kryesore e opozitës, vijon tu bëjë thirrje mbështetësve që të votojnë “jo” në referendumin e 4 dhjetorit.
 
Sipas partisë më të madhe opozitare reformat e kryeministrit Italian Matteo Renzi mund të sjellin kaos në vend. Këtë të dielë italianët do t’i drejtohen kutive për të votuar në referendumin për reformën e ndryshimeve kushtetuese të iniciuar nga kryeministri Renzi, përmes të cilës synohet reduktimi i fuqisë së senatit dhe forcim të autoritetit të dhomës së deputetëve.
 
Kryeministri Renzi ka premtuar se do të japë dorëheqjen nëse humbet në referendum, ndërsa sondazhet paraprake flasin për një humbje, çka do të thotë më pas edhe rrëzim të qeverisë së tij. Por nëse sondazhet nuk rezultojnë të vërteta, dhe italianët i thonë po referendumit të Renzit, kryeministri Italian fuqizon pozitat e tij në qeverisje përballë opozitës së djathtë që kryesohet nga Lëvizja 5 yjet.
 
Kjo është edhe arsye që drejtuesi i kësaj lëvizje komediani Beppe Grillo u kërkon bashkëkombasve të tiji të votojnë kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese në Renzit duke votuar jo në referendum.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës