Maqedonia vijon përgatitjet për referendumin që do të mbahet në datë 30 shtator për cështjen e emrit. Nëse referendumi vendos për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë ky shtet do të bëhet anëtari i 30 i NATO-s dhe do të nisë bisedimet në qershorin e 2019-s për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla nga Maqedonia është shfaqur në mbështetje të kryeministrit Zaev dhe Ali Ahmetit pro referendumit.
Më 30 Shtator në Maqedoni mbahet Referendumi, prej të cilit do të përcaktohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë u shpreh sot Kryeministri i fqinjëve tanë Zoran Zaev, në takimin që pata sëbashku me kolegë socialdemokratë të Parlamentit Europian, të parlamenteve te vendeve anëtare si Gjermania, Franca, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Bullgaria etj.
Socialdemokratët e Kryeministrit Zoran Zaev, sëbashku me BDI dhe me të gjitha partitë e tjera më të vogla shqiptare janë bashkë PRO hyrjes në NATO dhe BE dhe PRO marrëveshjes së emrit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
Ky është një fakt i rikonfirmuar e kuptimplotë se faktori shqiptar, në Maqedoni, sikurse kudo në rajonin tonë, është një faktor vendimtar stabiliteti dhe progresi të qëndrueshëm në rrugën e pakthyeshme Europiane të Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.
Taulant Balla
Autoritetet në Maqedoni po bëjnë përgatitje për referendumin e 30 shtatorit, që mund të vlerësohet si historik, për shkak të pritjeve për ndryshimin e emrit të vendit.