Në nenin 56 të këtij kodi sanksionohet që Referendumi në parti nuk mund të zhvillohet :
a. Dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të Partisë.
b. Një muaj para fillimit të fushatës për zgjedhjet në parti.
c. Një muaj para fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe organet e qeverisjes vendore.
Por sipas Komisionit të Garancive Statutore, Vendimi i Kongresit është një nga aktet më të larta në hierarkinë e normave partiake, kurse Kodi i Zgjedhjeve është i miratuar me vendim nga Asambleja Kombëtare, si i tillë është një normë inferiore në hierarkinë e normave partiake. Në këtë mënyrë vendimi i Kongresit prevalon.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)