Referendumi në Turqi, Komisioni
Zgjedhjeve vlerëson ankesat e opozitës
Ankesat e partive opozitare se gjatë referendumit të së dielës ka patur parregullsi në votime do të merren parasysh nga Komisioni i Zgjedhjve. Por një fakt i tillë duket se nuk i bën përshtypje presidentit Erdogan për të cilin e rëndësishme është fitorja. Ndërkaq në shumë qytete vijojnë protestat për të kundërshtuar rezultatin, ku nuk mungojnë përplasjet me policinë dhe arrestimet.
Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve në Turqi ka vendosur të vlerësojë pretendimet e opozitës sipas së cilës ka patur parregullsi në numërimin e votave.
Lajmi u bë me dije nga kreu i komisionit Sadi Guven.
Ndërsa nga ana tjetër monitoruesit ndërkombëtar vlerësuan se gjatë referendumit nuk u respektuan standartet demokratike.
Sipas partive opozitare më shumë se 2 milionë vota nuk kanë patur vulën zyrtare. Edhe partia filokurde ka dërguar ankesa në Komisionin e Lartë Zgjedhor.
Sipas zëdhënësit të saj vota konsiderohet e paligjshme pasi edhe fushata elektorale është zhvilluar ndërsa vendi ndodhej në kushtet e emergjencës.
‘Ky referendum do të kundërshtohet gjithmonë, është i padrejtë , nuk mund të ndërtojmë një ndryshim në sistemin politik me një referendum të tillë’ shprehet për gazetarët zedhënësi. Por nga ana tjetër edhe vëzhguesit e
OSBE kanë hedhur dyshimet e tyre mbi 2.5 milionë vota.
Ndërsa Erdogan duket i vendosur duke thënë se është i bindur për fitoren duke konfirmuar se e rëndësishme është fitorja dhe jo rezultati 5-0 apo 1-0.
Por që në orët e para të publikimit të rezultatit përvec fishekzjarreve në Turqi ka patur edhe protesta të shumta që kundërshtojnë rezultatin pro Erdogan.
Qindra qytetarë vijojnë të protestojnë para godinës së Komisionit Elektoral, ndërsa ka dhe një prezencë të lartë të autoriteteve ku nuk mungojnë edhe përleshjet me demostruesit.
Rreth 49 persona të cilët protestonin në rrugët e Stambollit Ankarasë dhe Izmir u arrestuan mengjesin e sotëm nga policia ndërsa tensioni në vend vijon të mbetet i lartë.
Nga ana tjetër presidenti Erdogan një ditë pasi mori urimin nga homologu Trump duket tejet i kënaqur madje ai shprehet se tashmë është gati që të takohet ballë për ballë me kreun e Shtëpisë së Bardhë për të biseduar për çështje të rëndësishme si NATO, Siria dhe lufta kundër ISIS.
Por edhe liderë të tjerë përfshirë shefin e Kremlinit Putin, presidenti i Maqedonise Ivanov kanë uruar Erdogan për fitoren ndërsa BE duket më skeptike në deklaratat e saj.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.6%
-
Jo
30.2%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15