Referendumi në Turqi sikurse pritej nuk do të sille aspak një klimë të qetë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë shprehen se referendumi në Turqi kishte një “çekuilibër të rëndësishëm” duke dështuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe praktikat demokratike.Edhe sot
OSBE vijon të hedhin dyshime mbi rreth 2.5 milionë vota.
Kujtojmë se rreth 51.4 % e qytetarëve turq votuan për ta shndërruar vendin në republike presidenciale duke i siguruar më shumë pushtet presidentit . Ishte pikërisht deputetit austriak me origjinë turke Korun, pjesë e delefgacionit të OSBE i cili konfirmoi se dyshimet lindin nga fakti se Komisioni i lartë zgjedhor në kundërshtim me ligjin ka pranuar vota pa vulën zyrtare.
Më tej OSBE ka nënvizuar se votimi në Turqi nuk ishte në lartësinë e standarteve të Këshillit të Evropës. Nga ana tjetër opozita është e vendosur për të kundërshtuar rezultatin dhe është shprehur se do të paraqesë një ankesë formale në Komisionin e Lartë zgjedhor duke kundërshtuar numërimin e votave .
Sipas opozites votat e kontestuara arrijne rreth 1.5 milione.
Edhe përfaqësuesja e lartë e BE Mogherini paralajmëroi Ankaranë që të vlerësojë me kujdes hapat e mëtejshëm.
“Duke pritur raportet e vëzhguesve, duke parë rezultatin e ngushte BE i bën thirrje Turqisë që të vlerësojë me kujdes hapat e mëtejshëm dhe të kërkojë një konsensus maksimal’ u shpreh zëdhënësja e Komisionit Evropian e cila shtoi se rikthimi i dënimit më vdekje është një nga linjat e kuqe dhe mbi të gjitha kalimi nga retorikë në aksione konkrete është shenjë që dëshmon se Turqia nuk dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane.
Nga ana tjeter kryeministri Binali Yildirim shprehet se të gjitha partitë duhet të respektojnë rezultatin.Yıldırım, shtoi se pas shpalljes së rezultateve zyrtare të referendumit do të rivendoset lidhja e presidentit të shtetit Recep Tayyip Erdoğan me partinë e tij AKP.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.9%
-
Jo
33.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15