Referendumi, nuk ndalet Erdogan:
Hollandezët 'mbetje naziste' e fashistë

Referendumi, nuk ndalet Erdogan:<br />Hollandezët 'mbetje naziste' e fashistë
Presidenti turk Erdogan nuk i ndal komentet e tij polemizuese ndërsa përgatitet të organizojë referendumin që synon ta shndërrojë vendin në republikë presidenciale.

Tashmë objektiv i retorikës së tij është Hollanda.

Sipas tij hollandezët janë mbetje naziste dhe fashistë.

Të njëjtën akuzë pak ditë më parë ai bëri edhe ndaj Gjermanisë duke thënë se vendi përdor praktika naziste pasi nuk u lejuan tubimet e politikanëve turq.

Edhe Hollanda është një nga shtetet të cilat nuk kanë lejuar që politikanët turq të zhvillojnë fushatë për të bindur shtetasit turq që jetojnë në këtë shtet për të votuar në referendumin që i jep më shumë pushtet kreut të shtetit.

Ministri i jashtëm turk do të duhej të mbante një fjalim në Roterdam por tubimi u ndalua.

Sipas autoriteteve hollandeze  anulimi i fjalimit u bë për arsye sigurie.

Ndërsa sa i përket komentit të Erdogan se hollandezët janë mbetje naziste, kryeministri hollandez i konsideron jashtë cdo logjike.

Austria, Gjermani, Zvicra janë disa nga shtetet që kanë ndaluar tubimet e politikanëve turq.Tensionet mes Perëndimit dhe Turqisë janë duke u përshkallëzuar ndërsa në horizont duket një përafrim mes Erdogan dhe Putin.

Turqia është një partner i rëndësishëm në marrëveshjen për kufizimin e hyrjes së emigrantëve në BE por ka kërcënuar se do t'i hapë dyert nëse Unioni nuk i përmbush zotimet për ndihmë, për udhëtim pa viza dhe nëse nuk përshpejton bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në Bllok.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit