Referendumi për emrin në Maqedoni, dalin rezultatet e para të votave

Referendumi për emrin në Maqedoni, dalin rezultatet e para të votave

Rezultatet e numërimit të votave

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni ka nxjerë rezultatet e para të votave të numëruara nga referendumi i cili u zhvillua ditën e sotme për marrëveshjen e emrit të Maqedonisë.

Nga rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezulton se rreth 30% të votave të numëruara në total 90.94% e tyre kanë qenë pro marrëveshjes, ndërsa 6.13% e votave kanë qenë kundër.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski në një konferencë për media raportoi se pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:30 është 34,00% ose  e përkthyer në numra rreth 589.637 qytetarë.

Sipas ligjit, mbi 450 mijë qytetarë duhet të votojnë pro që referendumi të kalojë. Mirëpo që ky proces të konsiderohet i ligjshëm duhet të kalohet pragu, çka do të thotë se duhet të marrin pjesë në votim mbi 900 mije qytetarë.

1,8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote për të pranuar emrin ‘Maqedonia e Veriut’ me Greqinë ne mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt anëtarësimit te vendit në NATO dhe BE, ose të refuzojnë marrëveshjen duke votuar kundër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 30/09/2018 22:30

    Njerezit e ballkanit jane te lodhur me politikanet e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare