TIRANE- Lulzim Basha kërcënon me bojkot të zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në takimin e rradhës që kreu i PD-së zhvilloi në festimin e 23 vjetorit të themelitmi të Partisë Demokratike në Korçë, ai theksoi se nuk do të futet në zgjedhjet e rradhës nëse nuk gjendet konsensusi për reformën administrative. Krahas kësaj, Basha theksoi se qeveria ka manipuluar votat në zgjedhjet për Bashkinë e Korçës në tre nëntor dhe nëse nuk gjendet zgjidhje, në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje.
“Partia Demokratike, demokratët, opozita, paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e çdo produkti të njëanshëm të reformës territoriale-administrative, por edhe një kundërshtim të fuqishëm mbarë popullor, të reformës arbitrare për interesa të fëlliqura elektorale.
Në emër të të gjithë demokratëve paralajmërojmë edhe një herë nga Korça se nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa gjetur zgjidhjet dhe rrugën që e bëjnë të pamundur blerjen e votave”,- theksoi kreu i Partisë Demokratike. Në viji mtë fjalës së tij para militantëve të PD-së, Basha akuzoi qeverinë se nuk po mban premtimet e saja elektorale dhe se erdhi në pushtet nëpërmjet mashtrimit dhe blerjes së votës. Sipas tij, qeveria bëri shumë premtime elektorale para zgjedhjeve të 23 qershorit, por nuk i zbatoi ato duke rrëzuar 39 amendamentet e PD-së për buxhetin vjetor dhe paketën fiskla të miratuar në fundin e vitit që lam pas.
“Premtuan ulje taksash, premtuan ulje çmimesh, premtuan 300 mijë vende të reja pune, premtuan shëndetësi falas, premtuan legalizime falas, premtuan një ekonomi të fortë, realiteti me të cilin përballen sot shqiptarët është ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt, asnjë vend i ri pune, por shumë vende pune janë mbyllur, njerëzit janë flakur në rrugë. Cila është moto e tyre? fajin e ka opozita, fajin e ka ekstremistët europianë, vetëm ne s’kemi faj.
Mesa shihet nuk e vrasin mendjen, sepse kanë në mendje dy gjëra: Salamandrat elektorale përmes reformës të njëanshme territoriale-administrative në një anë dhe shitblerjen e votës që eksperimentuan në Korçë në muajin nëntor, në anën tjetër”,- deklaroi lideri i demokrateve Lulzim Basha.
Problematika
Sipas Partisë Demokratike, mazhoranca qeverisëse ka ardhur në pushtet nëpërmjet mashtrimit dhe blerjes së votës, gjë kjo që i ka shërbyer edhe si një argument për të kërcënuar edhe me bojkotin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Sipas të gjitha gjasave, këto zgjedhje do të zhvillohen në fillim të muajt maj të vitit që vjet, pasi në atë kohë mbushet edhe 4 vjeçari i zgjedhjeve të shkuara vendore të vitit 2011. Por me këtë kërcënim Basha duket se po kërkon që qeveria të përmbush tri kushtet e vendosura nga ai për miratimin e reformës administrative që është kthyer edhe në ngërçin e radhës të politikës shqiptare.
PD kërkon që mazhoranca të heq dorë nga amendamentet për shkarkimin e kryetares së AMA, Edlira Bushati, si edhe të anulloi nismën për shkarkimin e Zana Xhukës. Veç kësaj, Basha ka kërkuar edhe shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë për nëpunësin civil që sipas tij, është edhe shkaku kryesor i prishjes së konsensusit të vendosur në muajin maj të vitit që lam pas kur u miratuan edhe “tri ligjet” e Brukselit. Kësiosj, me deklaratën e fundit duket se PD po ushtron edhe më shumë presion ndaj qeverisë dhe këtë po e bën me kërcënimin për bojkotim të zgjedhjeve vendore.
Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com