Në fjalën e tij, prefekti Vorpsi ka theksuar se, reforma administrativo – territoriale është e domosdoshme si nevojë e brendshme për përmirësimin e efiçencës së shërbimeve që çdo njësi e qeverisjes vendore jep për qytetarët.
“Kjo reformë vjen edhe si një nga kërkesat që BE ka parashtruar në Progres Raportin e viteve 2012 dhe 2013, si kërkesë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, të Këshillit të Evropës, në raportin e vitit 2013 si edhe raportin e vitit 2012 të Prezencës së OSBE. Por kjo kërkesë është parashtruar edhe nga Shoqata e Komunave të Shqipërisë dhe Shoqata për Autonomi Vendore. Në programin e saj Qeveria e re shqiptare e vuri si prioritet të sajin, fuqizimin e pushteti vendor dhe procesin e decentralizimit në funksion të rritjes së efikasitetit që ka ky pushtet” – deklaroi prefekti Sadi Vorpsi në fjalën e tij.
Sipas tij, “në 80% të Njësive vendore jepet pak ose aspak shërbim për qytetarët, ka problem me mbledhjen e taksave vendore dhe shumë prej këtyre njësive nuk gjenerojnë dot të ardhurat e vetat duke sjellë kështu pengesa në zhvillimin social ekonomik, shpërdorim të burimeve njerëzore dhe financiare dhe pabarazi në zhvillim” – tha Prefekti Sadi Vorpsi.
Në fund të fjalës së tij, Prefekti i Qarkut Tiranë, u shpreh se ndarja e re administrative nuk do të penalizojë asnjë qytetar, përkundrazi do të mundësojë një shërbim më të mirë, duke bërë kështu që çdo qytetar të ketë një jetë më dinjitoze.
“Sot qytetarët e Qarkut të Tiranës ashtu si edhe në gjithë qarqet e tjera, presin që kjo reformë të sjellë në vëmendje e t’u japë zgjidhje problemeve të tyre të përditshme dhe zëri i tyre të dëgjohet më shumë në vendimmarrje. Përpara qytetarëve unë sot në cilësinë e Prefektit të Qarkut më të madh të vendit për sa i përket numrit të banorëve, zotohem që kjo ndarje e re të mos penalizojë asnjë qytetar, përkundrazi të mundësojë shërbim më të mirë urban, shërbim më të mirë shëndetësor, shërbim më të mirë në shkolla, ujë drita e kanalizime, shfrytëzim më të mirë të hapësirave publike, duke bërë kështu që çdo qytetar i këtij qarku të ketë një jetë më dinjitoze” – theksoi Prefekti Sadi Vorpsi.
Përbërja e Grupi Rajonal:
1 – Sadi Vorpsi (Prefekt i Qarkut Tiranë) – Kryetar
2 – Elton Qosja (Koordinator Teknik Rajonal) – Sekretar
3 – Elvis Rroshi (Bashkia Kavajë) – Anëtar
4 – Ndriçim Dushku (Bashkia Rogozhinë) – Anëtar
5 – Kujtim Qefalia (Komuna Dajt) – Anëtar
6 – Refik Veliaj (Komun Krrabë) – Anëtar
7 – Gentian Myrtaj (Komuna Vaqarr) – Anëtar
8 – Ardian Çipa (Policia e Qarkut Tiranë) – Anëtar
9 – Andrea Miço (ZVRPP) - Anëtar
10 – Arsim Rama (Sig. Shoqërore Tiranë) – Anëtar
11 – Ervis Rrahmani (Shërbimi Social Shtetëror) – Anëtar
12 – Mimoza Kuqi (DART) - Anëtar
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)