Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të shndërron në epiqendrën e përgjimeve dhe vëzhgimeve në Shqipëri, duke nxjerrë jashtë loje Prokurorinë e Përgjithshme dhe eklipsuar në të njëjtën kohë Shërbimin Informativ Shtetëror. Drafti për institucionet antikorrupsion i jep SPAK rol parësor në raport me Prokurorinë e Përgjithshme, sa i takon përgjimeve. Po ashtu, Kodi i ri i Procedurës Penale, në nenin 223, reflektim i ndryshimeve kushtetuese dhe i projektligjeve prorioritare, parashikon SPAK-un si opsion të mundshëm ku do të instalohet sistemi i përgjimit, për realizimin e procesit teknik të përgjimeve. Ekspertët e Bashkimit Evropian, që asistojnë autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, propozojnë mundësinë që sistemi i përgjimit të instalohet në Prokurorinë e Posaçme.
Ndërkaq, përgjimi i komunikimeve elektronike tashmë do të kryhet nga prokuroritë e posaçme Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, me juridiksion të përgjithshëm. Sa i takon përgjimeve parandaluese, EURALUS ka sjellë në vëmendje modelin kroat, si model suksesi. Kuadri ligjor i modelit kroat parashikon se autorizimi i përgjimeve parandaluese bëhet nga një bord i veçantë për Sigurinë Kombëtare si dhe me aprovimin e Presidentit të Gjykatës së Lartë vetëm në rastet e sigurisë kombëtare, ndryshe nga modeli shqiptar kur kërkesa duhet të depozitohet pranë Prokurorit të Përgjithshëm, i cili pas shqyrtimit të kërkesës miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e telekomunikimeve.
Telefonatat e ndaluara Një oficer pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit do të mbikëqyrë komunikimet e njerëzve të drejtësisë. Sipas draftit për ngritjen e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, oficeri përgjegjës nuk dëgjon telefonatat që shkelin të drejtën për jetë private të personave që nuk kanë dhënë miratim paraprak për mbikëqyrjen. Por, drafti parashikon që nëse oficeri përgjegjës ka dyshim të arsyeshëm se ka ndodhur apo do të ndodhë një vepër penale dhe se mbikëqyrja e asaj telefonate me persona që nuk kanë dhënë miratim paraprak do të japë prova për këtë vepër penale, ai do të kontaktojë menjëherë një Prokuror të Posaçëm të papërfshirë në shkelje, për të marrë autorizim nga gjykata.
Të dhënat pa autorizim të gjykatës Prokurori, me vendim të motivuar dhe për qëllim të mbledhjes së provave, mund të autorizojë mbledhjen e disa të dhënave nga operatorët e shërbimit të komunikimit publik, pa autorizimin e gjykatës. Prokurori mund të mbledhë të dhëna si identitetin, kohëzgjatjen dhe frekuencën e komunikimit me adresa të caktuara të komunikimit elektronik, vendndodhjen e pajisjes me të cilën është komunikuar, identifikimin e telefonit celular, IMEI, identitetin e ambientit dhe përdoruesin e regjistruar për akses në internet dhe adresën IP, datën dhe orën e lidhjes dhe daljes nga shërbimi i internetit.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17