Vijojnë punimet në kantierin për ndërtimin e rrugës Shirokë–Zogaj.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga ky kantier, ndërsa shprehet se është një investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë.
'Nga kantieri i punës në rrugën Shirokë–Zogaj, një investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.