Reforma, debate për qeverisjen e
drejtësisë, komisioni shtyn mbledhjen

Reforma, debate për qeverisjen e<br />drejtësisë, komisioni shtyn mbledhjen
Mbledhja e komisionit të reformës në drejtësi është shoqëruar me debate sa i takon ligjit për qeverisjen e organeve të drejtësisë.
 
Demokratët ngritën pretendime se ky projektligj zhbën kushtetutën e miratuar me konsensus në 22 korrik. Pas këtij momenti, deputetët e PD kanë braktisur mbledhjen e komisionit.
 
Nënkryetari demokrat i komisionit të reformës, Oerd Bylykbashi, u shpreh se mazhoranca ka ngritur instrumente për të kontrolluar organet e drejtësisë.   
 
Duan që me ligj me maxhorancë e tyre të zhbëjnë gërmën dhe frymën e nenit kushtetues, nenit 147. Kërkojnë që nëpërmjet instrumenteve të tyre të dërgojnë emra të caktuar dhe Kuvendi vetëm të miratojë. Këtë bënë sot e miratuan, ne dolëm nga mbledhja”- deklaroi Bylykbashi.
 
Ndërsa për përfaqësuesen e mazhorancës në komision, Vasilika Hysi, pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë. Sipas saj, Kushtetuta është respektuar germë për germë.
 
Të njëjtin qëndrim ndau edhe deputeti tjetër i shumicës, Ulsi Manja. Ai theksoi se "opozita nuk është e qartë në atë që kërkon, pasi në projekt/ligj nuk ka asnjë devijim nga Kushtetuta e miratuar me konsensus".
 
Në opinionin e paraqitur në mesditë nga PD në komisionin e reformës në drejtësi, opozita renditi 11 nene ku sipas saj, Kushtetuta shkelet në mënyrë flagrante. Opozita vlerëson se me ligjin e paraqitur ka një deformim të Kushtetutës, pasi Kuvendit i hiqet ekskluziviteti i emërimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City