TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi bëri të ditur se qeveria do të angazhohet përgjatë muajit maj në reformën e burgjeve private. Përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ministri Halimi theksoi se në burgjet private do të vuajnë dënimin personat që dënohen deri në 5 vjet, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të ulët.
“Paketa Penale dhe Reforma e Burgjeve bashkëlidhen për të luftuar me vendosmëri kriminalitetin. Në baze të partneritetit publik me privat, do të ndërtojmë burgje të reja për të dënuarit deri në 5 vjet. Këto burgje do të menaxhohen nga privatët, duke ndjekur një model të ndërthurur anglez dhe amerikan. Jemi të parët në rajon që ndërmarrim këtë reformë historike për nga suksesi dhe ndikimi pozitiv”- shkruan ministri.
Sipas ministrit Halimi, burgjet private ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin, duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion, si dhe garantojnë rehabilitimin.
Ministri i Drejtësisë bën të ditur se në katër vitet e ardhshme do të ndërtohen jo më pak se katër burgje private, ku do të vuajnë ndërtimin së paku 3000 të burgosur që janë dënaur jashtë vendit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com