TIRANE- Përmes një deklarate zyrtare administrata tatimore ka paralajmëruar të gjithë tatimpaguesit për përshkallëzimin e kontrolleve tatimore, të cilat tashmë do të kryhen përmes përzgjedhjes në bazë risku.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, subjekt i këtyre kontrolleve mund të jetë çdo biznes dhe verifikimet kësaj here nuk do të kufizohen më me ekzistencën apo jo të kasës apo numrin e punonjësve të regjistruar: kontrollet do verifikojnë përputhjen e çmimeve të regjistruara në kasë me ato reale, si dhe pagat e punonjësve të deklaruara te sigurimet shoqërore punonjësve do të krahasohen me ato realet.