Reforma e titujve të pronësisë, Gjonaj: Kapitull i ri, ALUIZNI e Hipoteka një e vetme

Reforma e titujve të pronësisë, Gjonaj: Kapitull i ri, ALUIZNI e Hipoteka një e vetme

Në kuadër të aktivitetit të reformës së titujve në Libofshë të Fierit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shoqëruar edhe nga dy drejtorët e përgjithshëm, të ZRPP, Valdrin Pjetri dhe ALUIZNI-t, Artan Lame zhvilloi gjithashtu një analizë pune me stafet e dy institucioneve që do të shkrihen brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucioni përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Gjonaj u fokusua tek puna zinxhir që do të duhet të kryejnë dy institucione që tashmë do të funksionojnë si një i vetëm. “Nesër do jetë një zyrë, një agjenci e unifikuar, e institucionalizuar e cila nuk do të ketë më thjesht vullnetin apo edhe zbatimin e disa ligjeve të ndryshme për të bashkëpunuar në këto procese por do të konsideroheni të gjithë bashkë si një e vetme. Kemi premtuar që me këtë paketë ligjore qytetarët do marrin shërbim më të mirë brenda një kohe më të shkurtër si dhe do të ulet barra burokratike e dokumenteve që kërkohen nga institucionet shtetërore”,- u shpreh ministrja.

Gjonaj tha se, me miratimin në Kuvend të kuadrit të ri ligjor do t’i jepet zgjidhje njëherë e mirë problematikave të mbartura me regjistrimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Ministrja Gjonaj e vuri theksin tek rëndësia e procedurave, tek ofrimi i shërbimeve drejtuar qytetarëve, tek rastet korruptive dhe në abuzim me ligjin. Konkretisht, ministrja Gjonaj sqaroi se pritet miratimi në Kuvend i dy pr/ligjeve që do shënojnë një kapitull të ri me pronat (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja