Gjiknuri e konsideroi investimin të rëndësishëm, por tek iu referua aksionit për pagesën e ujit të pijshëm u shpreh se që të kenë më shumë investime qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë. Referuar edhe aksionit të energjisë elektrike, Gjiknuri u shpreh se qyteti i Elbasanit paraqitet më i rregullt me pagesat. Edhe një herë tjetër ministri kërkoi të aplikohen lehtësira për familjet në nevojë, duke ia lënë porosi pushteit lokal.
Sipas minsitrit, ujësjellësit që do të kenë performancë të mirë, edhe investimet do të jenë më të larta. Për të qenë efektiv, ai tha se do të bashkëpunohet me adminsitratën tatimore, nga ky paralajmëroi se për biznesin toleranca do të jetë zero.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, vlerësoi investimin e qeverisë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Elbasan.
Nga investimi në Elbasan përfitojnë mbi 22 mijë familje. Zbatimi i këtij projekti pritet të eleminojë humbjet në këto zona dhe të sigurojë furnizmimin me ujë pa ndërprerje për 24 ore. Vlera e objektit është 474 524 645 leke me TVSH. Punimet kanë nisur me 13.11 2017 dhe deri tani janë realizuar 25% e tyre.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










