Reforma më e fundit e ndërmarë nga ana e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me bashkitë në vend, synon që të eliminojë humbjet e mëdha që shkaktohen në rrjetin e ujësjellësave dhe që aktualisht është në nivelin e 67%.
Këtë e ka bërë të ditur nga qyteti i Përrenjasit, Ministri i Transportit Edmons Haxhinasto i cili është shprehur se, ky është synimi kryesor, pasi uji është një pasuri dhe duhet të kapitaliazohet në të ardhura për bashkitë në vend.
Haxhinasto u ndal në ujësjellësin e Qafë Thanës në bashkinë e Prrenjasit, ku ka filluar puna për prerjen e lidhjeve të paligjshme.
“Menjëherë është bërë ndërhyrja në rrjet për të prerë lidhjet e paligjshme. Uji duhet të trajtohet si pasuri dhe duhet të kapitalizohet në të ardhura për ujësjellësin e Prrenjasit, dhe të ketë mundësi të përmirësohet furnizimi me ujë për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie. Një nga objektivat e kësaj reforme është eliminimi i humbjeve në rrjet. Në ujësjellësin e Qafë Thanës priten lidhjet e paligjshme që merrnin 290 litra/sek. Ujë të papaguar nga 500 litra/sek që ka ujësjellësi, e që shkonin për lavazh makinash, në vend që të shkonin në rubinetat e qytetarëve”.
Në këtë inspektim Ministri Haxhinasto, ishte i shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira. Pas Prrenjasit aksione kundër lidhjeve të paligjshme do të shtrihen edhe në 60 bashkitë e tjera të vendit.
Reforma e ujit synon kalimin e kompetencave të plota të menaxhimit të Ujësjellësat te Bashkitë, por edhe aksione të shumta për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com