Reforma, eksperti i LSI-së në Report Tv: Duhet të dekriminalizojmë zgjedhjet (VIDEO)

Për aleatin e Lulzim Bashës, LSI në diskutimet për reformën zgjedhore çështja e dekriminalizimit të zgjedhjeve është një problem që duhet të marrë fund. Për Eriol Braimllarin ekspert i LSI në tryezën e opozitës për reformën zgjedhore, në Shqipëri ka ardhur momenti që të ketë garë idesh dhe jo garë me të fortë që nuk garantojnë vullnetin e qytetarëve.

"Reforma zgjedhore është për qytetarët duhet të shohim diskutimin tonë në këndvështrimin se çfarë kjo reformën zgjedhore do të sjellë për qytetarët. Dhe Bundestagu gjerman këtë thotë që përpara se Shqipëria të bëhet anëtare e BE duhet të zgjidhë çështjen e zgjedhjeve. Kemi parë dhe në Kosovë që garohet, qytetarët zgjedhin dhe në fund rezultati pranohet. Në Shqipëri kemi një absurditet kemi një kryeministër që thotë se unë nuk bëj zgjedhje.

LSI ka një angazhim të të gjitha forcave politike, kemi ekspertë që po punojnë për draftimin e propozimeve të opozitës, sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR. Cështja kryesore dekriminalizimi i zgjedhjeve, është një problem që duhet gjetur një zgjidhje.  Në vitin 2019 Shqipëria nuk mundet të ketë një problematikë kaq të madhe me zgjedhjet. Duhet garë idesh dhe jo garë kriminelësh" tha ai në studion e Report Tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar