Reforma, Gjiknuri braktis
tryezën, OSBE: Jepini fund
Bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës Zgjedhore braktisi tryezën e organizuar sot paradite me temë Trashëgimia zgjedhore europiane.
TIRANE- Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri ka braktisur tryezën e organizuar sot paradite në hotel Tirana në shenjë revolte ndaj faktit se nuk i është bërë ftesë zyrtare dhe nuk kishte të drejtë të mbante fjalën. Kreu i
OSBE-se ben apel për mbylljen e reformës zgjedhore. Topalli: Mazhoranca është e gatshme.
GJIKNURI I PS: S'ME FTUAN Aktiviteti me temë “Trashëgimia zgjedhore evropiane,dhjetë vjet të Kodit të Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore” ishte organizuar nga kryesia e Kuvendit dhe Damian Gjiknuri ka thënë për gazetaren e Shqiptarja.com se nuk kishte pasur ftesë zyrtare, siç kishte pasur bashkëkryetari tjetër, Ilir Rusmali. Ndërkohë që ishte i pranishëm në këtë aktivitet si anëtar i komisionit të ligjeve.
WOLLFARTH: PERMBYLLNI REFORMENNë tryezë kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth përsërit apelin drejtuar forcave politike të lënë mënjanë interesat vetjake, dhe të përmbyllin reformën e domosdoshme për zgjedhje të lira në 2013.
“Një përfundim në kohë i reformës nevojitet edhe që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë përgatitjet e duhura në mënyrë të efektshme. Përmbushja e kësaj detyre kërkon, mbi të gjitha, që udhëheqësit politikë t'i lënë mënjanë interesat partiake vetjake dhe të vënë në plan të parë vendin e të nderojnë besimin që u kanë dhënë qytetarët shqiptarë.”- deklaroi Wollfarth. Ai shtoi se edhe shoqëria civile duhet të luajë një rol të plotë në ecjen përpara të ndryshimeve, të cilat mbështeten nga OSBE.
TOPALLI: NE TE ANGAZHUARKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu gadishmërinë për përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore dhe kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë. “Maxhoranca- tha Topalli- ka vullnetin e mirë për të zbatuar dokumentin e Këshillit të Europës, Kodin e Praktikave të mira Zgjedhore, si dhe rekomandimet e ODIHR.”
Në konferencë mbajtën fjalën e tyre dhe anëtarë të Komisionit të Venecias, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përfaqësues të shoqërisë civile, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, etj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
79.2%
-
Jo
17.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15