Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ka përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi në 22 korrik me 140 vota pro dhe asnjë kundër.
Ai shprehet se kjo reformë është një sukses i madh për të gjitha forcat politike në Shqipëri të cilat avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve dhe treguan ndjenjën e tyre të përgjegjësisë.
Gianni Buquicchio ndalet edhe tek Vettingu, pika që solli shumë diskutime pas refuzimit të Partisë Demokratike dhe negociatave të gjata që në fund u finalizuan me sukses me presionin e ndërkombëtarëve.
"Ndryshimet aktuale kushtetuese parashikojnë riorganizimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe disa institucione të tjera shtetërore të larta që kanë të bëjnë me gjyqësorin, si dhe për krijimin e një mekanizmi të përkohshëm të verifikimit për të hequr gjyqtarët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm nga gjyqësori" thotë Gianni Buquicchio.
Presidenti Buquicchio shprehet se roli kryesor i Komisionit të Venecias është pranuar në mënyrë të përsëritur nga të gjitha partitë politike në vend, përfshirë kreun e PD, Basha dhe se ndryshimet kushtetuese ishin rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm.
"Komisioni i Venecias ka kontribuar duke përgatitur dy opinione në 2015 dhe 2016 duke marrë pjesë në zhvillimin e konceptit të reformës" përfundon reagimin e tij Gianni Buquicchio.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com