Reforma, Mediu:Sistem për votë të
lirë, Ndoka:I kthehemi maxhoritarit

Reforma, Mediu:Sistem për votë të<br />lirë, Ndoka:I kthehemi maxhoritarit
Opozita është në unison në kërkesën e  saj për një reformë  zgjedhore,që garanton  votën e lirë të qytetarëve. Por ndërkaq aleatët  e PD ndajnë mendime të ndryshme  për sistemin që duhet aplikuar për votën e qytetarëve,  Fatmir Mediu i PR thotë për Report Tv se mirëpret  çdo sistem  që garanton procesin  ndërsa Nard Ndoka i PDK propozon rikthim të sistemi maxhoritar.

Çdo sistem që garanton funksionalizimin e Parlamentit shqiptar. Parlamenti shqiptar nuk është funksional për shkak të polarizimit të tejskajshëm politik dhe vartësisë së krijuar së deputetëve me liderët politik. Nuk kanë asnjë raport me qytetarin por me interesat e drejtuesve” thotë Mediu.

Përballje direkte të kandidatëve. Një sistem maxhoritar që e kemi pasur dhe e kemi ndryshuar me idenë se do ta pastrojmë parlamentin nga policët, jo vetëm që nuk e pastruam nga policët por futëm kriminelët dhe trafikantët në parlament. Pra duhet thënë se ka dështuar’ tha Ndoka.

Ndërsa Fatmir Mediu mendon se maxhoranca nuk ka vullnet për ta kryer reformën zgjedhore pasi po përpiqet të bllokojë mekanizmat për ta kryer atë, për Nard Ndokën dy palët janë përgjegjës për zvarritjen e këtij procesi.

Ndërsa të dy krerët e partive i qëndrojnë idesë se votimi  elektronik do ta bënte procesin  më të besueshëm, Nard Ndoka e konsideron të papranueshëm  refuzimin e një propozimi të tillë.

Ka një qeveri dhe maxhorancë që nuk ka vullnet sepse opozita nuk ka në dorë ta bëjë reformën e vetme. Tendenca e maxhorancës është që të kontrollojë çdo gjë në jetën shqiptare, ekonominë, shoqërinë në raporte krejt të qarta me një strukturë kriminale që po ndërtohet dhe po kriminalizon jo vetëm politikën por gjithë shoqërinë shqiptare. Pra nuk ka vullnet për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme’ thotë Mediu.

Unë gjykoj se është papërgjegjshmëri e maxhorancës dhe opozitës në Kuvend që ky komision është i bllokuar aktualisht. Nuk ka asnjë gjë të pamundur për të realizuar një votim të tillë, pasi Balla nuk është inxhinier por deputet. Kur ka vullnet politik është e domosdoshme që të ketë edhe një vendimmarrje të tillë” tha Ndoka.

Me nisjen e  sezonit të ri parlamentar  komisioni i posaçëm ka zhvilluar vetëm një mbledhje ku palët kanë folur për prioritetet por ende asgjë nuk është konkretizuar me një plan pune.

Opozita insiston te votimi e numërimi  elektronik ndërsa  PS propozon mekanizma për votimin e emigrantëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian