Reforma, Meta: Duhet përgjegjshmëri
Vetingu duhet të bëhet me partnerët

Reforma, Meta: Duhet përgjegjshmëri<br />Vetingu duhet të bëhet me partnerët
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Karel Schwarzenberg duke folur për Reformën në Drejtësi deklaroi se do të zbatohet ndaj dhe procesi i Vetingut është shumë i rëndësishëm të bëhet në bashkëpunim të plotë me partnerët.
 
Reforma do të zbatohet ndaj dhe procesi i Vetingut është shumë i rëndësishëm të bëhet në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë, dukë vënë në dukje gjithashtu se nevojitet më tepër përgjegjshmëri nga palët politike me qëllim që procesi i reformës të jetë sa më pak pjesë e debateve konfliktuale politike të brendshme” tha Meta.
 
Ndërsa duke u ndalur te procesi i integrimit, Schwarzenberg u shpreh se “pavarësisht sfidave që po kalon Bashkimi Evropian, procesi i zgjerimit dhe i integrimit të të gjithë vendeve të Ballkanit duhet përshpejtuar dhe në këtë drejtim duhet avancuar me axhendën e reformave ambicioze të ndërmarra siç është ajo e sistemit të drejtësisë”.
 
Meta theksoi se vizita e Schwarzenberg kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e Çekisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social