Reforma në drejtësi, çfarë përmbajnë
gjashtë ligjet prioritare të reformës?

Reforma në drejtësi, çfarë përmbajnë<br />gjashtë ligjet prioritare të reformës?
Po çfarë përmbajnë 6 projektligjet e mbetura, teksa është miratuar vetëm projektligji i vetingut? Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese” risi kryesore ka zgjedhjen e anëtarëve të këtij institucioni, përmes një formule të re. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, 3 prej tyre emërohen nga Presidenti i Republikës, 3 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa 3 të tjerë nga Gjykata e Lartë.

Një tjetër risi e draftit janë dhe afatet që i vendosen Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve, qe duhet te përfundojnë brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, ndërsa vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar, jo më vonë se 1 muaj nga përfundimi i seancës.

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” parashikon rregulla të rëndësishme për sa i përket kushteve ligjore, kritereve të vlerësimit dhe procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Kreu i organit të akuzës zgjidhet me 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit, ndërmjet tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë(KLP).

Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë” përcakton rregullat e funksionimit të katër organeve kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Emërimeve. Ligji i ri parashikon një ndryshim thelbësor të rolit të organit që qeveris gjyqësorin, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i emërtuar rishtas si Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjykatave në vend. Disa nga risitë kryesore të këtij projekti është: parashikimi i rregullave të plota në lidhje me krijimin e hartës së gjykatave në vend, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, duke mundësuar akses për qytetarët.

Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” parashikon të drejtat dhe detyrimet e tyre, kriteret dhe procedurën për pranimin, emërimin, zhvillimin e karrierës, mbarimin e mandatit, etj.

Një moment i spikatur i pr/ligjit janë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve qe do të pësojnë një rritje të konsiderueshme, në mënyrë që edhe ata të kenë një trajtim me dinjitet, sipas standardeve evropiane.  Pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” parashikon krijimin e një gjykate dhe prokurorie, të dedikuara vetëm hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të korrupsionit e krimit të organizuar nga zyrtarët e lartë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit