Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të heqin dorë nga bizneset dhe nga çdo aktivitet fitimprurës ose duhet të largohen nga sistemi i ri i drejtësisë. Projektligji i ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ngushton lakun për njerëzit e drejtësisë, duke u kufizuar burimet e tjera alternative të pasurimit. Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në deklaratat e pasurisë, paratë e dyshimta i kanë justifikuar duke i deklaruar si të ardhura nga aksionet në shoqëritë tregtare, qiratë e lokaleve dhe apartamenteve etj. Sipas draftit, prokurorit dhe gjyqtarit i ndalohet rreptësisht të marrë pjesë në administrimin, drejtimin ose të ushtrojë ndikim në shoqëritë tregtare ose fitimprurëse, personalisht ose nëpërmjet përfaqësimit.
Njerëzve të drejtësisë u ndalohet gjithashtu të zotërojë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, u ndalohet të lidhin kontrata si dhe të zotërojë në mënyrë pasive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare. Sipas ligjit të ri, me përjashtim të botimeve shkencore ose trajnimeve, magjistrati ndalohet të përdor titullin e magjistratit në veprimtaritë jashtë funksionit, si dhe merr masa që palët e treta të mos e përdorin titullin e tij/saj në këto veprimtari. Gjyqtari dhe prokurori, para se të fillojë kryerjen e një veprimtarie të paguar jashtë funksionit, duhet të njoftojë Këshillin përkatës dhe t'i paraqesë dokumentacionin e nevojshëm që përshkruan natyrën dhe kohëzgjatjen e këtyre veprimtarive, vërteton masën e shpërblimit të këtyre veprimtarive dhe evidenton ngarkesën në punë të magjistratit në gjykatë ose prokurori, ngarkesën totale të punës në gjykatë ose prokurori si dhe përmbushjen në kohë të detyrave përgjatë 12 muajve të mëparshëm.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com