Reforma në Drejtësi, PD nis
punën për SPAK dhe gjyqësorin

Reforma në Drejtësi, PD nis<br />punën për SPAK dhe gjyqësorin
Pas votimit nga mazhoranca të ligjit të vettingut, opozita prej disa ditësh ka nisur punen për të bërë oponencën e dy ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, atij për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i njohur si ligji i SPAK dhe ligjit për qeverisjen e gjyqësorit.
 
Ndonëse nuk u morën në konsideratë amendamentet e opozitës për vettingun, sërish PD po punon ligjet e tjera në kuadër të plotësimit të reformës në drejtësi, pasi votimit unanimisht me 22 korrik të paketës së ndryshimeve kushtetuese.
 
Ende nuk bëhet e ditur se cilët janë ato nene që opozita ka vërejtjet saj por gjithcka po lexohet me vëmendje nga ekspertët e PD.
 
Me celjen e sesionit të ri parlamentar këto dy ligje do të jenë të parët që do të diskutohen e të kalojnë fillimisht në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi e më pas në seancë plenare.
 
Këto ligje ashtu si edhe katër ligjet e tjera kërkojnë shumicë të cilësuar të votave në parlament, vota të cilat mazhoranca aktuale i ka.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën