Reforma në drejtësi, Ambasadori i
OSBE-së: T'ketë autorësi kombëtare
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig vlerësoi të martën procesin e konsultimit publik për reformën në drejtësi të nisur sot në Shkodër, ndërsa theksoi rëndësinë që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.
SHKODËR - Ambasadori i
OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig vlerësoi të martën procesin e konsultimit publik për reformën në drejtësi të nisur sot në Shkodër, ndërsa theksoi rëndësinë që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.
Duke theksuar se përfshirja e publikut në këtë reformë ndihmon në orientimin e politikave drejt interesit publik, kryediplomati i OSBE-së, theksoi se “pronarët e vërtetë të kësaj reforme ligjore janë shqiptarët, institucionet demokratike të vendit dhe qytetarët”, dhe se ‘përpjekjet për të zhvilluar sistemin e drejtësisë të së ardhmes duhet të kenë autorësi vërtet kombëtare”
Qëllimi i takimit të sotëm mbajtur në mjediset e Universitetit “Luigj Gurakuqi, ishte prezantimi i kapitujve kryesorë të Dokumentit Analitik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, si marrja e mendimeve dhe sugjerimeve konkrete nga të interesuarit dhe pasqyrimi më pas i tyre në paketën e propozimeve për reformën ligjore.
Një javë me pare në Tiranë, në prezencën e mbi 200 të ftuarve, u prezantua dokumenti “Analiza e sistemit të drejtësisë në Shqipëri -2015”. Ky dokument analitik është një përshkrim tërësor i mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe i rezultateve që ka dhënë sistemi që nga viti 1998 (vit kur u hodhën themelet e sistemit në Kushtetutë).
Ky përshkrim përfshin të gjithë komponentët, duke filluar nga organizimi i gjykatave dhe i prokurorisë, detyrat e tyre, mënyra sesi “qeveriset” gjyqësori dhe prokuroria, statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mënyra e administrimit të shërbimeve gjyqësore dhe prokuroriale, financimi i sistemit, shërbimet e lira (avokati, noteri etj), si dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave.
Dokumenti Analitik u hartua nga një grup ekspertësh, vendas dhe të huaj, të angazhuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ekspertë të atashuar nga institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë dhe një Sekretariat i Posaçëm Teknik.
E konsideruar si një nga reformat më të rëndësishme që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, ajo ka marrë vëmendjen e lartë të faktorit ndërkombëtar, i cili ka shprehur mbështetjen e plotë për realizimin e saj, përmes ofrimit të asistencës teknike. / ATSH /
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21