Reforma në arsim, Rama: Jo më
ndasi mes shtetërorit dhe privatit

Reforma në arsim, Rama: Jo më<br />ndasi mes shtetërorit dhe privatit
Financimi për arsimin e lartë nuk do të shkoj më tek arsimi privat por tek ai publik dhe nuk do të ketë më ndasi në këto dy forma arsimimi. Gjatë tryezës së diskutimit për projekt-ligjit e Arsimit të Lartë, Kryeministri i vendit Edi Rama vuri theksin tek ndryshimi rrënjësor i ligjit për arsimin e lartë.

Rama shtoi se nuk do të ketë më ndarje të arsimit publik me atë privat. “Duhet të ketë arsim publik të financuar nga  shteti ose nga privatët. Ky parim vendos në themel të reformës domosdoshmërinë për të mos bërë kompromis në kurriz të cilësisë”.  

Rama vijoi në fjalën e tij duke thënë se deri më sot në arsimin e lartë janë bërë më tepër dëme se të mira. “Nuk mund të rrisim filizat e rinj siç rriteshin filizat e hashashit në Lazarat. Ky është ligji, kjo është baza e tij , burime të mjaftueshme njerëzore për të përfituar nga ky ligj për të çuar më parë sistemin. 

Ligji për reformën në arsim do të ndryshojë i gjithi vijoi Rama duke theksuar se për shtresat në nevojë dhe për stundentët e ekselencës do të ketë fond të posaçëm si dhe bursa studimi. 


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona