Reforma në Arsimin e Lartë,Rama 
e Basha replika në rrjetet sociale

Reforma në Arsimin e Lartë,Rama <br />e Basha replika në rrjetet sociale
TIRANË - Deputeti Genc Pollo ka vijuar akuzat se reforma arsimore dhe mbyllja e disa universiteteve është bërë në mënyrë aspak transparente. Kësaj akuze i është kundërpërgjigjur në Twitter Rama duke e cilësuar si përçartje të radhës, ndërsa më tutje reagim ka patur dhe nga Basha përmes “Facebook”.
 
Partia Demokratike ka denoncuar sërish reformën në arsim duke theksuar përmes deputetit Genc Pollo se Ministria Arsimit ka fshehur kriteret mbi të cilat është bërë mbyllja apo pezullimi i disa universiteteve. Genc Pollo i kërkoi Ministres Nikolla që të bëjë publike raportet e vlerësimit të universiteteve dhe shkeljet e tyre.

“Raporti zyrtar përfundimtar i ministrisë përmban vetëm listën e ndëshkimeve për secilin universitet  por aspak gjetjet dhe shkeljet. Partia Demokratike përkrah kërkesën e profesoratit dhe të universiteteve për  transparencë të plotë. 70% e universiteteve kanë marrë vendime ne shkelje  të normave,  por nuk kuptohet sa e rëndë është shkelja.”-tha Genc Pollo.

Ka reaguar Kryeministri Rama në “Twitter” fill pas demokratit, duke u shprehur se të djathtët vazhdojnë përçartjet, në mbrojtje të Piramidave në arsim, paçka se sipas Ramës, ligji që është zbatuar është i atyre që e bënë por nuk e zbatuan kurrë.
 

Vazhdës së reagimeve i është bashkangjitur kreu i opozitës Lulzim Basha, ky i fundit përmes “Facebook”, nga ku ka theksuar se e djathta do të jetë kaherë kundër çdo diskriminimi publik të institucioneve arsimore, dhe kundër mendjeve hileqare që gjejnë momentin për të goditur një çështje me rëndësi kombëtare.

Basha vijon duke ironizuar se një reforme në arsim i nevojitet dije, vullnet dhe ndershmëri, tre elementë që për kryedemokratin i mungojnë qeverisë dhe Kryeministrit Rama.


basha fb

Për herë të dytë, në “Twitter” ka shkruar Edi Rama, i cili ka theksuar se “Sduam falenderime që po pastrojmë pisllekun që lanë por kur bëjnë si të rënë nga qielli mbi pisllëkun e tyre janë të vajtueshëm.”

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

 Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne