Deputeti i PS-së Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po funksionon, pasi sipas tij ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucionet.
Bido tha se Kuvendi është peng i mentalitetit, pasi sipas tij sulmohet nga seanca një gjyqtare, duke iu referuar gjyqtares të GJKKO-së Irena Gjoka, pasi vendimet e kësaj të fundit, nuk iu pëlqejnë.
“Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli luftë mentalitetit dhe ne kemi një problem të rëndë të mentalitet të shpalosur edhe në këtë Parlament. Dëgjuam sot, hajdutë, kriminelë, politikanë pra që duan të bëjnë edhe gjykatësin. Ata të cilët sulmojnë punë e drejtësisë, thua që punpnjësit e drejtësisë duhet të ia lënë në dorë politikanit që të bëjë punë e drejtësisë. Dëgjuam që të sulmohet një gjyqtare me emër dhe mbiemër se nuk i pëlqejnë vendimet e saj pakicës parlamentare. Nuk e di nëse nuk i pëlqen fjala ‘e dënuar’, apo ‘greqisë’. E dimë sesi rrodhi një vendim që drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, nga persoan që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi. Dëgjuam që të përdoret akti më i rëndë që ka ndodhur në këtë vend, vrasja e nëj gjyqtari për politikë.
Pra në këtë Kuvend, nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në këtë vend, sepse e kthejmë në cështje individuale dhe të interesave. Kur më pëlqen mua drejtësia është e mirë, dhe kur nuk më pëlqen mua, është e keqe”, tha Bido.
Lajmi kryesor:
Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë











