Reforma në drejtësi,BE: Konsultime
me Kom. e Venecias dhe EURALIUS

Reforma në drejtësi,BE: Konsultime<br />me Kom. e Venecias dhe EURALIUS
Mes debateve për refomën në drejtësi, përfaqësuesi i BE në Tiranë, Clive Roumbold, i kërkon qeverisë shqiptare të bëjë sa më shumë konsultime. Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ai kërkon konsultime për reformën në drejtesi me Komisionin e Venecias dhe EURALIUS.
Komisioni Europian  kërkon sipas tij  që reforma të përfshijë të gjithë aktorët kryesorë të sistemit gjyqësor, ashtu siç ka premtuar vetë kryeministri Rama në Dialogun e Nivelit të Lartë me komisionerin Fyle, me 4 qershor në Tiranë.

Letra e plotë:


Zoti Xhafaj,
Faleminderit për letrën tuaj, përmes së cilës ju kërkuat komentet tona për iniciativën ligjore në lidhje me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës.
Bashkimi Europian i kushton një rëndësi të veçantë çështjes së shtetit ligjor. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet kyç për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kjo çështje u diskutua edhe në Dialogun e Nivelit të Lartë të mbajtur më 4 qershor në Tiranë, ku qeveria prezantoi vizionin e saj për një reformë gjithëpërfshirëse “të fokusuar në reformimin e institucioneve kryesore gjyqësore dhe në organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor përmes një procesi gjithëpërfshirës, duke bërë bjesë të gjithë aktorët kryesorë të sistemit, përfshirë Parlamentin dhe shoqërinë civile”, ashtu sikundër u nënvizua edhe në konkluzionet e përbashkëta të takimit mes kryeministrit Rama dhe komisionerit Fyle.
Në këtë kontekst, Bashkimi Europian mirëpret angazhimin e Shqipërisë me Komisionin e Venecias.
Ne mendojmë se këto drafte duhet të trajtohen në strukturën e një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, të planifikuar nga qeveria, të cilën ne mendojmë se do të bazohet në udhëheqjen e Komisionit të Venecias, në ekspertizën e misionit të asistencës EURALIUS, i cili do të nisë në 1 shtator.
Ekspertiza e tij do të jetë gjithashtu e vlefshme për Komisioni Parlamentar të Ligjeve dhe përmes tij edhe për reformën e planifikuar në sistemin gjyqësor.


letra


















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore