Reforma në drejtësi, dokumenti
i MD: Presidenti jo më kreu i KLD

Reforma në drejtësi, dokumenti<br />i MD: Presidenti jo më kreu i KLD
TIRANE - Ndryshimi i Kushtetutës, reformimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformimi i Prokurorisë dhe policisë gjygjësore , reformimi i shkollës së Magjistraturës dhe arsimit juridik, reformimi i avokatisë, reformimi i profesioneve të lirë në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë janë këto 6 shtyllat që do të bazohet reforma në sistemin e drejtësisë.

A1 Report zbardh dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë i cili ka si kryefjalë në pjesën e tij të parë ndryshimet kushtetutë.

Në këtë dokument thuhet se amendamentet e prillit 2008 duhet të rishikohen me qëllim që të korrigjohen efektet e pamenduara anësore që krijuan ndryshime në formulën e zgjedhjes së Presidentit dhe mekanizmin e votbesimit të qeverisë, duke e rikthyer atë në variantin e para 2008-s, me shumicë të cilësuar në të 5-ta raundet ose me votë nga populli.

Edhe kompetencat e Presidentit duhet të rishikohen, dhe sipas Ministrisë së Drejtësisë propozohet që Presidenti i Republikëstë të mos jetë më kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Amendimi I Kushtetutës mund të jetë një mundësi e mirë për të rishikuar disa kompetenca që presidenti ushtron me disa organe të tjera . pershembull qënia e kryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë dhe gjithashtu kompetenca për të emëruar gjygjtarët pavarsisht faktit që nuk voton në mbledhje . e njëjta kompetencë vlen edhe për emërimin e prokurorve edhe pse presidenti nuk është në krye të Këshillit të Prokurorve. Përderisa kemi një president jo qeverisës dhe një gjygjsor të pavarur a është I nevojshëm drejtimi I KLD –së nga Presidenti I Republikës” thuhet në dokumentin analitik 

Sipas Naços, Kushtetuta lë hapësira dhe magësi që kanë lënë vend për keqerpretime. Gjatë këtyre viteve janë vërejtur kriza sitematike në raportet mes parlamentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, vështirësitë e përsërirtura në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, paqartësitë në lidhje me të drejtën e parlamentit për të ushtruar kontroll përmes komisioneve hetimore.

Ngrihet shqetësimi poashtu se “aktorët politik kanë qënë të prirur të tendosin në maksimim interpretimin e Kushtetutës sipas interesave të tyre të momentit." Një tjetër çështje që duhet parë por që i referohet edhe komisionit të venecias përfshirja e Gjykatës së Lartë nën varësinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa gjyqtarët e kësaj gjykate të mos zgjidhen nga parlamenti.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naç do ta prezantojë këtë dokument analitik në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

letra

letra

letra

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë