Kryekomisioneria e BE-së Marta Kos në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama është shprehur optimiste për Shqipërinë dhe hapat e saj drejt Europës. Kos është shprehur se ‘gur themeli’ është Reforma në Drejtësi. Nga ana tjetër Kos ka ftuar gazetarët e huaj të vinë në Shqipëri dhe ta promovojnë edhe më shumë vendin për të bindur anëtarët e BE-së që pse Shqipëria duhet të jetë anëtare në 2027.
‘Ky është angazhimi im dhe i juaj. Ju jeni 100 përqind të përputhur me BE-në. Po unë shpresoj që ne sot do të kemi ratifikimin e të dyja marrëveshjeve që janë të domodoshme, që ne Shqipërisë t’i japim 1 miliardë euro për Reformat. Por edhe të bëjmë të mundur hyrjen në BE të Shqipërisë. Ju keni thënë se vendet kandidate të bëhen pjesë e rrjeteve të ndryshme, kjo po ndodh me SEPA-n dhe korridoret e gjelbra. Më kanë folur për mikpritjen dhe më ka lënë mbresa. Pra ëhet fjalë për bashkëpunimin rajona, për bashkëpunimin rinor. Ju keni qenë shumë të suksesshëm ku keni sjellë dhe organizatën e futbollit nën 21 vjec.
Ne duhet të kemi përqëndrimin të fokusohemi te reformave të tjera dhe reformën në drejtësi që është gur themeli i integrimit europian. Ne të dy nuk jemi thjesht pasionant për Europën por dhe duam të japim rezultate. Prandaj për mendimin tim është shumë e rëndësishme që projekti BE-së të jetë I gjithë shoqërisë jo vetëm I disa palëve.
![]()
Detyra ime është të marrë masa për faktin që Shqipëria të njihet si anëtare e BE-së. Kështu që në këtë aspekt e kemi një plan për zgjerimin. Ne do të organizojmë një fushatë, ftoj gazetarët sa më shumë të vinë në Shqipëri dhe të shohin cfarë ndodh në Shqipëria. Na ndihmon që Shqipëria të njihet edhe më shumë në shtetet e anëtare që të pëmbyllet në 2027.’- ka thënë Kos.
Lajmi kryesor:
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)

