Gjermani ka rikonfirmuar mbështetjen e tyre për vendin tonë për sa i përket Refomrës në Drejtësi. Së fundmi një delegacion gjerman i CSU-së është takuar me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku shprehën velrësimin e tyre mbi rezultatet e arritura mbi implementimin e Reformës në Drejtësi.
Delagacioni nga Landtag-u i Bavarisë, kryesuar nga Thomas Kreuzer, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar, shprehu konsideratë të lartë ndaj punës së ministres Gjonaj, duke nënvizuar se do të vijohet më tej t’i ofrohet përkrahje për projektet që kanë në fokus forcimin e shtetit të së drejtës.
Delegacioni gjerman shprehu interes mbi luftën kundër korrupsionit dhe masat e ndërmarra duke siguruar mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në rrugën e reformave që po afrojnë vendin me Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër, Gjonaj falënderoi deputetët për vizitën për mbështetjen e ofruar ndaj punës së saj si ministre por edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ministrja bëri një rrezyme të të gjithë punës që është bërë për Reformën në Drejtësi, ku theksoi se zbatimi i saj është duke realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë.
Pala gjermane u njoh hollësisht edhe me rezultatet e vettingut si dhe me procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, procese të cilat do të mbyllen brenda muajit tetor 2019.
“Vlerësimi dhe mbështetja e CSU-së gjermane për punën tonë, është motivim i shtuar për të çuar më tej reformat e ndërmarra mbi fuqizimin e shtetit të së drejtës. E nderuar, që vizita e delegacionit gjerman në Ministrinë e Drejtësisë, ishte e mbushur me mesazhe pozitive për atë çka kemi bërë, atë çka po bëjmë dhe atë që kemi premtuar se do të bëjmë deri në përmbushjen e objektivave tona të cilat janë të përputhura me standardet europiane. I shpreha falënderime grupit të deputetëve të kryesuar nga z. Thomas Kreuzer për të gjithë përkrahjen e ofruar, duke mbajtur në këmbë urat tonë të bashkëpunimit dhe konkretisht luftës kundër korrupsionit“, nënvizon Gjonaj.
Më tej, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ajo njohu palën gjermane mbi rezultatet e punës së Task Forcës Nderinstitucionale Antikorrupsion si dhe me ngritjen e Rrjetit të Koordinatoreve Antikorrupsion në institucionet dhe agjencitë qendrore që ofrojnë sherbime ndaj qytetarëve.