Reforma në drejtësi, konsultime publike në Universitetin e Korçës
TIRANË, 3 Korrik/ATSH/.- Konsultimet publike për komponentët kryesorë të dokumentit “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” do të vijojnë te premten me forumin rajonal të radhës në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Anëtarët e komisionit të posaçëm dhe ekspertët e nivelit të lartë, që do të jenë të pranishëm në këtë takim, do […]
/ATSH/.- Konsultimet publike për komponentët kryesorë të dokumentit "Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri" do të vijojnë te premten me forumin rajonal të radhës në Universitetin "Fan S. Noli" në Korçë.
Anëtarët e komisionit të posaçëm dhe ekspertët e nivelit të lartë, që do të jenë të pranishëm në këtë takim, do të dëgjojnë opinione dhe sugjerime rreth Strategjisë për Reformën në Drejtësi, posaçërisht për çështje që lidhen me "sistemin gjyqësor dhe financimin e drejtësisë në Shqipëri".
Të ftuar në këtë veprimtari janë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë nga qytetet e Korçës dhe Pogradecit, pedagogë e studentë të këtij Universiteti, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Në ditët në vazhdim konsultimet publike do të vijojnë në Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, në Universitetin "Eqerem Çabej" ne Gjirokastër dhe Universitetin "Nehemia" ne Pogradec.
Gjatë muajit qershor janë zhvilluar forume të ngjashme edhe në universitetet e Shkodrës dhe Vlorës, ku janë marrë opinione dhe propozime konkrete për këtë reformë të rëndësishme.
Dokumenti Analitik i Sistemit të Drejtësisë është një përshkrim tërësor i mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe i rezultateve që ka dhënë ky sistem që nga viti 1998 (vit kur u hodhën themelet e sistemit në Kushtetutë).
Ky përshkrim përfshin të gjithë komponentët, duke filluar nga organizimi i gjykatave dhe prokurorisë, detyrat e tyre, mënyra sesi "qeveriset" gjyqësori dhe prokuroria, statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mënyra e administrimit të shërbimeve gjyqësore dhe prokuroriale, financimi i sistemit, etj.
Hartimi i Dokumentit Analitik është motivuar nga nevoja për të ndërtuar një plan reformash, i cili përcaktohet nga problemet dhe nevojat reale të sistemit, nga nevoja për të minimizuar efektin negativ të faktorëve të tillë, si politizimi, që shpesh në të kaluarën kanë diktuar axhendën e reformave, si dhe nga nevoja për të mundësuar përfshirjen e të gjithë aktorëve të fushës dhe atyre ndërkombëtarë në këtë proces historik.
Partnerë në këtë reformë me rëndësi strategjike janë EURALIUS-BE, OPDAT-SHBA, Komisioni i Venecias,
OSBE-ja dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-SOROS.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.3%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56