TIRANE-Komisioni i Posaçëm Parlamentar, në funksion të përmbushjes së objektit të veprimtarisë së tij, fton për të kontribuar të gjithë ata profesionistë të së të drejtës që dëshirojnë të ofrojnë ekspertizën e tyre dhe analiza krahasuese me sistemet e drejtësisë ndërkombëtare.
Në njoftimin për shtyp nga Kuvendi theksoihet se Komisioni, gjithashtu fton dhe do të preferonte që të gjithë ata profesionistë të rinj, të angazhuar si ekspertë në fushën e ligjit jashtë vendit apo ndjekës të studimeve pasuniversitare ose studentë në fushën e drejtësisë, pranë universiteteve ndërkombëtare, të mund të kontribuojnë me njohuritë dhe përvojën e tyre, në këtë proces të rëndësishëm reformues të sistemit të drejtësisë.
Të gjithë të interesuarit për t' u bërë pjesë e kësaj sfide dhe procesi reformues të sistemit të drejtësisë në vendin tonë, mund të shprehin interesin e tyre për t' u angazhuar në rrjetin e konsultimit publik për këtë reformë, duke dërguar një letër motivimi dhe CV-në e tyre në adresën tonë elektronike : [email protected]
/*
/Shqiptarja.com