Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendim të nis zyrtarisht punën për reformën ne drejtësi. Maxhoranca ka miratuar në seancë plenare ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Ngritja e komisionit mori 84 vota pro dhe vetëm votën e deputeteve të PDIU kundër.
Në përbërje të komisioni do të ketë 11 anëtare; 6 nga shumica, 5 nga opozita ku 3 anëtare do t’i përkasin PD, 1 PR dhe 1 PDIU, përbërje kjo që nuk i krijon probleme maxhorancës të punojë pavarësisht bojkotit të opozitës. Fatmir Xhafa do të jetë kryetari i këtij komisioni me mandat 6 mujor, ndërkohë qe zëvendës-kryetari do t’i përkasë Partisë Demokratike. Kryetari Fatmir Xhafa tha se e do opozitën pjesë të këtij komisioni pro s’mund të pres pafund.

Pranë komisionit do të ngrihet një grup ekspertësh vendas dhe të huaj, pjesë e të cilit do të jenë përfaqësues nga Komisioni i Venecias, Euralius, OPDAT e OSBE.
Puna e komisionit do të ndahet në 3 faza; në fillim do të analizohet situata në sistemin e drejtësisë dhe dokumenti përfundimtar do të diskutohet në një tryeze në bashkëpunim me Presidentin dhe ministrin e Drejtësisë.
Faza e dytë është hartimi i një strategjie me objektiva afat-shkurtër dhe afat-gjatë dhe vetëm në fund do të fillojë ndryshimi i ligjeve që kanë lidhje me sistemin e drejtësië.
Ligjvënësit e mazhoranës gjithashtu miratuan me 88 vota pro ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për propozimin e PD-së që një përfaqësues nga opozita të flasë njësoj sa kryeministri. Kjo lë të nënkuptohet se së shpejti opozita do të jetë pjesë e Parlamentit.
Kuvendi miratoi edhe projektligjin për Kontrollin e Larte të Shtetit me 89 vota pro.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO