Reforma në Drejtësi, mbyllet
paketa e 34 ligjeve, nismat e reja

Reforma në Drejtësi, mbyllet<br />paketa e 34 ligjeve, nismat e reja
Konflikt i ri në horizont, ndoshta edhe përfundimtar, mes opozitës shqiptare dhe Perëndimit, për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Pas vijave të kuqe, kundërshtive dhe nevozizimit për shtatë ligjet prioritare, Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e SHBA-BE në Tiranë, duket se do të shkojnë drejt një përplasje përfundimtare për paketën e plotë të ligjeve, të cilat do të mundësojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Bëhet fjalë për draftet dhe ndryshimet bazë në kuadër të luftës kundër korrupsionit në nivele të larta.

Burime zyrtare pranë misionit EURALIUS në Tiranë, thanë për Shqiptarja.com se, mbi 130 ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe shqiptarë kanë përfunduar hartimin e drafteve të reja dhe ndryshimin e ligjeve ekzistuese, sipas kalendarit dhe plantit të veprimit për Reformën në Drejtësi. Bëhet fjalë për mbi 30 ligje, të cilat do të depozitohen në komisionin për Reformën në Drejtësi, një pjesë e të cilave janë zbardhur nga gazeta Shqiptarja.com.

Teksa debati mes palëve u përqendrua prej muajsh tek projekti kushtetues dhe më pas tek ligjet prioritare, me dhjetëra ekspertët kanë punuar gjatë gjithë verës, për hartimin e paketës së plotë ligjore.

Sipas burimeve, Partia Demokratike është distancuar nga ky proces, por opozita po përgatitjet për një oponencë të fortë për disa prej drafteve më të rëndësishme, që kanë të bëjnë me ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit, konfiskimin e pasurive, procedurat e reja penale etj.

Për projektligjet më të rëndësishme, ekspertët e opozitës do të pasuesin variante paralele në komision, duke e bërë të pashmangshëm përplasjen me Uashingtonin dhe Brukselin.

Draftet
Shqiptarja.com ka publikuar disa nga draftet e hartuara nga misionet e SHBA-BE në Tiranë, konkretisht EURALIUS dhe OPDAT, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë. Disa nga projektligjet më të rëndësishme janë ndryshimi i ligjit anti-mafia, i quajtur ndryshe ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, ndryshimi i Kodi Penal, ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, ndryshimi i ligjit për ILDKP, ndryshimet në ligjin për masat kundër financimit të terrorizmit dhe ligji i ri për noterinë. Po ashtu, kanë përfunduar ndryshimet në ligjin për përgjimin e telekomunikimeve elektronike, në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, ligji për Presidentin etj.

Dy shuplakat
Gjatë kësaj jave, Partia Demokratike ka marrë dy mesazhe të forta nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke iu referuar paralajmërimit të PD për ankimimin e Vetingut në Kushtetuese, tha se opozita rrezikon të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme.

“Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e Vetingu në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik”, tha Lu.

Shuplaka e dytë
Më i prerë dhe i ashpër ka qenë i eurodeputeti Knut Flakeshtein, negociator i përhershëm i krizave politike shqiptare.“Nuk e di pse PD do e dërgojë ligjin e Vetingut në Kushtetuese. Por do u kërkoj sigurisht të ma sqarojnë.

Por nëse i dërgoni të gjitha ligjet në gjykatë kushtetuese tashmë, nuk e di çfarë rekomandimi prisni për hapjen e negociatave? E mbi çfarë mund të rekomandojë komisioni sepse gjithçka do ët konsiderohet e hapur nga e para. Por besoj se nuk do të ndodhë. Ndërsa për sa i përket kanabisit, nuk e rrezikon rekomandimin, por do të rrezikojë anëtarësimin një ditë në të ardhmen, nëse nuk merren masa për këtë fenomen”, tha ai.
 
Paketa ligjore
Teksa debati mes palëve u përqendrua tek projekti kushtetues dhe më pas tek ligjet prioritare, me dhjetëra ekspertët kanë punuar gjatë gjithë verës, për hartimin e paketës së plotë ligjore, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.
 
Nisma e rëndësishme
Disa nga projektligjet më të rëndësishme janë ndryshimi i ligjit anti-mafia, ndryshimi i Kodi Penal, ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, ndryshimi i ligjit për ILDKP, ndryshimet në ligjin për pastrimin e pasurive etj.
 

Paketa e ligjeve të hartuara dhe ndryshuara nga ndërkombëtarët
Ndryshimi i ligjit për përgjimin e telekomunikimeve elektronike

Ndryshimi i ligjit anti-mafia, për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë. 

Ndryshimi i Kodit Penal. 

Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale. 

Ndryshimi në ligjin për Kodin e Procedurës civile. 

Ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave. 

Ndryshimi i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive. 

Ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e noterisë. 

Ndryshimet në ligjin për masat kundër financimit të terrorizmit. 

Ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore etj. 

Ligji organik për Presidentin. 

Ndryshimi në ligjin për Referendumet. 

Ligji për Administratën gjyqësore. 

Ligj për organin e Inspektimit dhe procedimit disiplinor. 

Ndryshimi në ligjin për Konferencën Gjyqësore Kombëtare. 

Ligji për Gjykatat Administrative. 

Ligji për Ministrinë e Drejtësisë. 

Ligji për Policinë e burgjeve. 

Ligji për Ekzekutimin e vendimeve penale. 

Ligji për të Drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar dhe mbajtja në paraburgim. 

Ndryshimi në ligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. 

Ndryshimi në ligjin për provimin e shtetit. 

Ndryshimi në ligjin për “Shkollën e Magjistraturës. 

Ndryshimi në ligjin për Edukimin ligjor të shtetasve. 

Ndryshimi në ligjin për Profesionin e avokatit. 

Ndryshimi në ligjin për përmbaruesin gjyqësor privat. 

Ndryshimi në ligjin për Ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve. 

Ndryshimi në ligjin për Ndihmën ligjore. 

Ndryshimi në ligjin për Avokaturën e Shtetit. 

Ndryshimi në ligjin për menaxhimin e Buxhetit të shtetit” 

Ndryshimi në ligjin për Buxhetin e Gjyqësorit. 

Ndryshimi në ligjin për ZABGJ. 

Ndryshimi në ligjin për tarifat e Gjyqësorit. 

Ndryshimi në ligjin për bankat apo rregulloreve ne lidhje me bankat. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas