Reforma në drejtësi, MD: Prek KLD
Rishikim kompetencave të ministrit

Reforma në drejtësi, MD: Prek KLD<br />Rishikim kompetencave të ministrit
TIRANE - Reforma në drejtësi do të prekë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas dokumentit analitik që ministri Nasip Naço do e paraqesë në Kuvend propozohet që Ministrit të Drejtësisë duhet t’i hiqet kompetenca për të hetuar ankesat e gjyqtarëve por duhet të iniciojë procedurën disiplinore duke e ndarë atë me aktorë të tjerë.

”Shqipëria duhet të miratojë një model në të cilin një “ komision disiplinor me kompetenca të qarta për hetimin e ankesave kundër gjygjtarve të krijohet në këshillin e lartë të drejtësisë . “Komisioni disiplinor” do të përbëhet nga dy ose tre antarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (jo stafin e KLD)të cilët do përjashtohen nga pjesëmarrja në vendimin përfundimtar të KLD." thuhet ne dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë

Po ashtu deklarimi i pasurive të gjyqtarëve është një problem tjetër i cili ka shkaktuar konfuzion në marrjen e masave mes ILDKPKI dhe KLD. Madje për ta konkretizuar rasti i gjyqtarit Gjin Gjoni është shembullli më i qartë për këtë përplasje, pasi për gjyqtarin Gjoni ishte ngritur kallëzim penal për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie nga ILDKPKI por KLD nuk e pezulloi atë. 

”Ligji për deklarimin e pasurive fuqizon ILDKPKI për të marrë dhe kontrolluar deklaratat e gjygjtarve. Megjithatë neni 61/1 I ligjit për kld gjithashtu fuqizon kld për të verifikuar dhe ngritur cështje në lidhje me pasuritë e deklaruara nga gjygjtarët . e vetmja mënyrë për të kapërcyer pëngesat është që të dyja institucionet të bien dakort nëpërmjet nënshkrimit të një Memorandumi Mirkuptimi ku të parashikohet se rezultatet e hetimeve nga ILDKPKIdo të jëtë plotësisht I vlefshëm për qëllime të procesit disiplonor ndaj gjygjtarve , ose duke ndryshuar ligjin për ILDKPKI dhe të sigurojë në mënyrë të qretë se rezultatet e tij nuk do të vihen në dyshim nga një tjetër procedim administrative.” thuhet më tej në dokument

Problematikë tjetër që ngrihet është dhe sistemet e inspektimi të gjyqtarëve të cilët krijojnë mbivendosje, pasi një Inspektoriat funksionon në Ministrinë e Drejtësisë dhe tjetri në KLD. Për këtë propozohet qartësim i kompetencave. Po ashtu parashikohet që për vlerësimin e veprimatrisë etike dhe profesionale të gjyqtarëve të merren parasysh edhe vetëvlerësimi i gjyqtarëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë