Reforma në drejtësi, ministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë

Reforma në drejtësi, ministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë

Ministrat e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta që gjenden përpara. 

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila për të dytin vit radhazi ka mundur të bëjë bashkë të gjithë grupin ministror për të çuar më tej bashkëpunimin rajonal. 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjonaj nënvizon se kjo iniciativë e përbashkët do të shërbejë si shembull pozitiv mbi ndërmarrjen e reformave kyçe shtetformuese për qytetarët.

“Ditën e nesërme, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, kam nderin të pres në Tiranë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, trupën diplomatike, ligjvënës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe Medias për të diskutuar mbi sistemin e drejtësisë. Rezultatet e reformës në drejtësi në Shqipëri vijojnë të përmirësohen ndjeshëm, duke na dhënë mundësi që ne të tregojmë modelin tonë të suksesit për një prespektivë më të gjerë rajonale. Edhe pse kemi shumë për të rrëfyer, akoma edhe më shumë kemi ende për të mësuar“, nënvizon Gjonaj. 

Konferenca është menduar të titullohet “It’s all about justice”, punimet e së cilës do të zgjasin disa orë ku veç të tjerash, në qendër do të jetë një platformë bashkëpunimi e ofruar nga RCC.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar