Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho duke rikthyer vëmendjen te lajmet e rreme që, sipas tij, u shpërndanë muaj më parë në media se SHBA do të mbyll SPAK.
Në një lidhje skype për emisonin 'Frontline' në Report Tv, ai tha se një pjesë e mediave mashtruan opinionin publik me tituj të pavërtetë, si “Trump mbyll SPAK”, “ndalet buxheti i SPAK” apo “largohen diplomatët amerikanë nga SPAK”.
Sa i takon procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, Spahiu theksoi se transparenca e këtij procesi ishte e ngjashme me atë të zgjedhjes së Altin Dumanit.
‘Kur po shihja sot dua zgjedhjen e kreut të SPAK i bëra një kujtesë memories për lajmet e 8 muajve më parë dua që të ftojë publikun që të rikutojë ato media që mashtruan me tituj që thoshin trump mbyll SPAK dhe presin buxhetin e SPAK, largohen diplomata amerikan nga SPAK për hirë të vërtetës ne jemi një publik pa memorie. Dua të tregojë disinformacion që është dhënë që ka qenë i organizuar dhe i qëllimshëm. Pasi Trump erdhi në mandatin e dytë, nëse do të themi se SPAK ka asur ndoënherë ndonjë suilm ka qenë në fillim të vitit 2025 të gjitha mediat spekulonin duke thënë se SPAK po ulë qepenin.
Me atë që ndodhi sot është e njëjta ngjarje që ndodhi edhe me zgjedhjen e altin dumanit, transpranca debati dhe platforma ishte risi, jo se sjanë bërë por u bënë publike për qytetarët. Kjo procedurë deri dje ka qenë diskrete’, tha ai.
Komente












