Reforma në Drejtësi, Prokuroria
e Tiranës krijon 7 njësi hetimore

Reforma në Drejtësi, Prokuroria<br />e Tiranës krijon 7 njësi hetimore
Prokuroria e Tiranës nis zbatimin e reformës në drejtësi duke krijuar shtatë seksionet hetimore të ndara sipas veprave penale ndërsa javën e ardhshme në këtë institucion do të nis dhe shorti elektronik për ndarjen e dosjeve tek prokurorët tek kjo njësi.
 
ReportTv ka siguruar një kopje të urdhrit të drejtuesit të këtij institucioni ku seksionet e reja janë të ndara në këtë formë.
 
Narkotikët dhe trafiqet do të drejtohen nga Arben Nela, Krimi ekonomiko financiar në drejtimin e Mariola Mërtirit, Seksioni kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga Deniona Kodra.
 
Krimet kundër jetës dhe aktet terroriste nga Erion Pano, veprat penale kundër pronës nga Dritan Rreshka, Hysni Mulaj do të drejtojë seksionin e krimeve të kryera nga të miturit, dhe Gjergji Tako seksionin e vendimeve penale dhe marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.
 
Këto njësi kanë nisur funksionim nga kjo e hënë ndërsa pas këtij urdhri mësohet se njësit ekzistuese deri më tani të njohura si task forcë janë shkrirë.
 
Një tjetër strukturë e krijuar rishtazi me zbatimin e reformës në këtë institucion është dhe zyra e marrëdhënieve me media.
 
Sipas urdhrit të drejtuesit të këtij institucioni javën e ardhshme pritet të zgjidhet në zbatim të ligjit për prokurorinë dhe zv.drejtuesi i prokurorisë së Tiranës.
 
Por si do të zgjidhet zëvendësi i këtij institucioni?
 
Sipas burimeve për ReportTv do të jetë gara midis 7 drejtuesve të seksioneve të krijuara hetimore dhe pëlqimi i prokurorëve të cilët do të vendosin se kush do të jetë numri dy i prokurorisë së Tiranës.

faksimile
faksimile


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë