Reforma në Drejtësi, qeveria
dhe opozita arrijnë kompromis

Reforma në Drejtësi, qeveria<br />dhe opozita arrijnë kompromis
TIRANË -  Për më shumë se tre orë debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës kanë rënë dakord që propozimet për reformë në drejtësi t’i dërgohen për ekspertizë Komisionit të Venecias.
 
Komisioni i Posaçëm “Për Reformën në Sistemin e Drejtësisë” do t’i dërgojë nesër Komisionit të Venecias amendamentet për ndryshimet në Kushtetutë lidhur me këtë reformë. Bashkë me këto amendamente do të dërgohet dhe një paketë e komenteve të opozitës mbi këtë draft.

“Opozita do të përgatisë gjatë kësaj jave komentet e saj. Është një hap i mirëpritur mund të ishte kursyer gjithë ky debat. Përshëndes të gjithë aktorët për arritjen.
Do të jetë Komisioni i Venecias që do të shohë. Ne kemi vlerësimin maksimal për kontributin e ekspertizës ndërkombëtare”, u shpreh përfaqësuesi i opozitës në komision Eduard Halimi.

Diskutimet në komision

EURALIUS: Edhe drafti i PD të shkojë në Venecia. Normale të mos biem dakord në pika të veçanta. Kolegët e opozitës erdhën vonë në proces. Diskutimi sapo ka filluar. Mirëpresim ekspertët e PD. 

Halimi: Faleminderit për qëndrimi korrekt.

Xhafaj: Pse s’të pëlqen kur ta thotë profesori yt shqiptar, apo ngaqë është gjerman? I habite të gjithë. Hallall të qoftë.

EURALIUS: Ekspertët tuaj kanë punuar për draftin tuaj. Atë dokument ja bashkëngjisim Venecias.

Braho: Kolegët e opozitës kanë problem psikologjik. Nuk janë bindur që reforma kushtetuese është e pakthyeshme. Do ta bëjmë së bashku. PD nuk mori pjesë as në reformën kushtetuese 1993. Procesi nuk duhet të ndalojë. E gjithë Kushtetuta të ndryshojë po qe nevoja. 

Strazimiri: Ta heqim fare më mirë.

Braho: Jam dakord me amendimet. Në rrugë e sipër mund të bëhen rregullime të tjera. Ka vërejtje teknike. Ky draft nuk parashikon ndryshimet për dekriminalizimin, apo për organizimin e pushtetit lokal. Ka gjykatë të shkallës së parë, dhe gjykatë të lartë, por jo të formës se prerë. Nuk vihet tipari unifikues i gjykatës së larte ka probleme me afatet e gjykimit. Të shtohet heqja e imunitetit të deputetëve.
 
Halimi: Drafti i propozuar t’i përcillet Komisionit të Venecias.
Xhafaj: Drafti i propozuar nga eksperte vendas dhe te huaj. 
Halimi: Jemi kundër procedurës, të miratohet drafti pastaj të shikohen amendamentet. 

Përfaqësuesi i OPDAT: Drafti i propozuar pas konsultimeve të shumta. Nuk është draft copy paste por është përshtatur legjislacionit shqiptar. Strukturë e veçantë për hetimin e të korruptuarve. Korrupsioni do hetohet njësoj si në Kroaci dhe Rumani nga strukturë e veçantë

Braho: Me kolegët e opozitë kemi një problem që është psikologjik. Kolegët e opozitës nuk janë të bindur që reforma është e pakthyeshme. Sot ju vjen keq pse po ndryshojmë 53 nene. Ju s’keni lëne gjë pa bërë për këtë Kushtetutë. Jam dakord me propozimet. Një pune e shkëlqyer për të gjitha amedamentet. Por propozimet kanë disa probleme kryesisht në terminologji ligjore. Ky draft nuk parashikon ndryshime kushtetuese që do të ketë drafti për dekeimanalizmin apo ndryshimet për pushtetin lokal. Drafti duhet te parashikoje heqjen e imunitetit të deputetëve.

Halimi: Mbështesim plotësisht punën e ekspertëve ndërkombëtar. Rezulton se në këtë komision vetëm dy janë ekspertë ndërkombëtar te tjerat jane shqiptar, pra 23 eksperte shqiptare. Ekspertet shqiptare kane përfunduar studimet para viteve 1990. E kam ta pamundur qe te mos shoh gishtat e eksperteve vendase kur shoh qe krijohen 9 institucione te reja kushtetuese qe te gjithë ekspertet ka e me shume se 20 vite punë. Ku na con kjo? Tek juristet qe kane mbaruar ne kohën e diktatures.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool