Reforma në drejtësi, Raunig: Të jetë gjithpërfshirëse dhe strategjike
TIRANE, 10 Shtator/ATSH/.- Projekti i OSBE-së dhe i JuST i USAID-it, “Për një drejtësi pa vonesa”, u prezantua sot në Korçë me pjesëmarrjen e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani, Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, kreut të OSBE-së, Florian Raunig, Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu si dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë , Xhezair Zaganjori. Ambasadori i […]
Projekti i
OSBE-së dhe i JuST i USAID-it, "Për një drejtësi pa vonesa", u prezantua sot në Korçë me pjesëmarrjen e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani, Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, kreut të OSBE-së, Florian Raunig, Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu si dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë , Xhezair Zaganjori.
Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, deklaroi se "Shqipëria ka nevojë për një reformë themelore të mënyrës se si funksionon sistemii drejtësisë. Kjo reformë duhet të përfshijë të gjithë aktorët dhe të jetë strategjike, me qëllim që të krijojë institucione të afta për t'u dhënë drejtësi të gjithë qytetarëve". Dhe kjo reformë duhet të fillojë tani".
Lidhur me gjykimin e çështjeve të ndryshme nga gjykata, Ambasadori tha se proceset e stërzgjatura po dëmtojnë besimin te drejtësia në Shqipëri. "Gjykimet e çështjeve civile në gjykatat kryesore të shkallës së parë zgjasin mesatarisht 280 ditë. Pothuajse gjysma e seancave të monitoruara ishin plotësisht joproduktive. Kjo do të thotë që në ato seanca nuk ka ndodhur asgjë thelbësore - as nuk është paraqitur asnjë argument apo akt, as nuk është marrë ndonjë provë dhe as nuk është bërë ndonjë kërkesë", theksoi Raunig duke shtuar se kjo, jo vetëm që ul besimin dhe respektin e publikut për gjykatat dhe për sistemin e drejtësisë në tërësi, por përbën edhe një humbje të konsiderueshme kohe, si për gjyqtarët edhe për palët. Sipas Raunig, në rastin e Shqipërisë, një pjesë e zgjidhjes qëndron te ndryshimi i praktikave të ndjekura nga gjykatat - duke i nxitur gjyqtarët që t'i menaxhojnë çështjet në mënyrë aktive.
Kjo, vijoi ambasadori i OSBE-së, do të thotë që gjyqtarët bashkë me palët në proces të vendosin synime dhe afate për përfundimin e çështjeve, të shmangin shtyrjet e panevojshme të seancave gjyqësore dhe t'i përdorin me kursim seancat gjyqësore.
Ndërsa Ambasadori Amerikan Arvizu tha se " sistemi i gjykatave në Shqipëri mund të përmirësohet".
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, tha se "jemi të gatshëm për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Perceptimi i publikut për gjyqësorin është në nivele të ulëta. Duhet të vijomë me reformat në gjyqësor"./ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56