TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare, Muslim Murrizi e ka cilësuar si të turpshme draftin e ekspertëve për Reformën Zgjedhore, ku theksoi se nuk do ta votojnë në parlament. Në studion e Report Tv, në emisionin 'Repolitix', Murrizi tha se nuk është dakord me pikat e këtij drafti të dytë të propozuar ditën e sotme në Komisionin e Reformës së Reformës Zgjedhore.
"Kjo është sepse Ramës dhe Bashës nuk i vjen mirë që do t'u ikë bajraktarizimi i 140 karrigeve nga duart. Do të fusin 100 nene si këta. Kanë vetëm dy mundësi që të mos i pyesin ata deputetë: Ose të bëjnë Asamble Popullore si në kohën e kooperativave ose nëse kanë këllqe, në qoftë se iu kanë mbetur një pikë moral, ose kanë fytyrë të shkojnë t'i drejtohen referendumit qytetar, të mos na pyesin ne fare. Nuk i votojmë me nesër fare këto, t'i pinë lëngun. Ne të 7 të opozitës nuk do i votojmë. Thuji "kush t'i ka sjellë, merri dhe t'i pinë lëngun'. Thuaju ekspertëve "Pijini lëngun", tha Murrizi.
Por çfarë parashikonte drafti i ekspertëve që Murrizi nuk është dakord? Report Tv siguroi draftin e dytë të hartuar nga ekspertët që e vendos theksin te reformimi tërësor në tri nivele i administrimit zgjedhor në Shqipëri duke e depolitizuar. Me propozimet e reja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritete ushtruese të tyre. Me propozimet e reja, nëse do të arrijnë konsensusin dhe të miratohen në komision;
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do përbëhet nga: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; Komisioni Rregullator; dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
-
Meqe na thoni se drafti depolitizon komisionin zgjedhor na tregoni kush jane keta ekspertet qe ti shohim sa te depolitizuar jane si quhen?
Përgjigju-
Mjaft me kêta palaço deputet se lat nam ! Urgjent sistem i ri zgjedhjesh ku deputetin ta zgjedh populli jo rama me lulin e metën
-
Eksperti nr 1 eshter RRUMSMAJLI dihet.
-










Komente
Komento