Reforma, nga marsi Bashkitë
mund të aplikojnë për fonde në BE

Reforma, nga marsi Bashkitë<br />mund të aplikojnë për fonde në BE
Pas miratimit të reformës administrativo-territoriale, ngritja e zyrave të BE brenda të gjitha bashkive në të gjithë territorin e vendit është projekti më I ri në kuadër të reformimit administrativ.

Për realizimin e këtij projekti, I cili do të vihet në zbatim në Mars të vitit të ardhshëm do të investohen 800 mijë euro.

Përthithja e financimeve nga BE, e pamundur deri më sot pa ndihmën e qeverisë qëndrore, do të bëhet e realizueshme përmes zyrave të Bashkimit Europian.

Meqenëse financimi do të bëhet mbi baza projektesh, fondet do të jenë të pakufizuara dhe do të akordohen në varësi të cilësisë së projekteve të përzgjedhura. Kjo bën që potencialisht, një bashki të ketë akses të pakufizuar në investimet që mund të realizojë për komunitetin.

Këto zyra krijojnë kontakt direkt me delegacionin e BE-së në Shqipëri. Rritja e njohurive dhe e ndërgjegjësimit dhe përfshirja më konkrete e njësive vendore në integrimin në BE përbëjnë objektivin kryesor të projektit, sipas lexo.al.

Këto zyra do të shërbejnë si struktura të specializuara, që do të ndihmojnë bashkitë në zbatimin e kushteve të anëtarësimit, të cilat do të marrin përmasa më aktuale me hapjen e negociatave.

Nëpër zyrat në fjalë do të angazhohen 1-3 punonjës të bashkive të cilët do të krijojnë ‘Rrjetin e koorinatorëve të BE-së’ në nivel lokal. Përgjegjës për realizimin e këtij projekti do të jenë Ministri I Shtetit për Çështjet Vendore në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Europian dhe Zyrën e Delegacionit Europian.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai