Reforma, PD pa hartë për territorin
Kriteret për shkrirjen e komunave 

Reforma, PD pa hartë për territorin<br />Kriteret për shkrirjen e komunave 
TIRANE- Partia Demokratike do të prezantoi sot projektin e saj të për ndarjen e re administrative të Shqipërisë e cila shkon në 80 njësi të qeverisjes vendore. Pavarësisht se nuk do të publikojë një hartë konkrete për ndarjen e njësive vendore, bëhet me dije se do të publikohen kriteret e reja për njësitë vendore të cilët shkojnë automatikisht në rreth 80 komuna e bashki. Këto kritere konsistojnë në të ardhurat ekonomike që arrin të grumbullojë një njësi vendore dhe në bazë të këtyre parave shihet edhe shërbimi që ofron.

Konkretisht nëse një njësi nuk gjeneron të ardhura të mjaftueshme, ajo do të shkoi drejt shkrirjen me njësinë tjetër pasi ajo është një zonë piramidë e cila del me humbje. Kësisoj duke zbatuar këto kritere numri i njësive vendore do të shkoi drejt uljes dhe sipas llogaritjeve të bëra nga demokratët ky numër do të shkoi në rreth 80 njësi të qeverisjes vendore. Krahas kësaj demokratët e tyre e kanë përqendruar diskutimin e reformës mbi decentralizimin të pushtetit qendror duke vënë theksin tek shërbimet që do të ofrohen të cilat automatikisht do të detyrojnë komisionin parlamentar të reformës territoriale që t’i marr ato nën shqyrtim.

Pavarësisht se PD nuk do të plotësoj vendet e saj në komision përshkak se kërkon veton në Kuvend, këto kërkesa do t’i paraqiten komisionit çka do të thotë se komisioni do t’i marrë ata nën shqyrtim dhe për rrjedhojë puna e tij do të fillojë që nga kjo javë. Kësisoj krahas kritereve që ka miratuar komisioni Fino, do të futen edhe kushtet që do të përcaktoi PD-ja e cila e ka për qëndruar këtë reformë në çështje teknike dhe jo në një hartë konkrete.
 
Unifikimi
 Të gjitha tryezat e zhvilluara deri më tani nga ana e Partisë Demokratike janë raportuar dje tek aleatët e saj. Konkretisht Basha ka mbledhur dje një tryezë aleatësh për t’i parashtruar qëndrimin e opozitës dhe të ta unifikuar atë me të gjitha partitë e koalicionit. Në këtë mënyrë kreu i PD-së zbatoi kërkesën e partive të koalicionit opozitar përsa i përket tryezës së bashkëpunimit.

Pavarësisht se ky takim u mbajt i fshehtë pa ndonjë njoftim zyrtare, bëhet me dije se edhe në këtë takim Basha nuk ka parashtrua ndonjë numër konkret për njësitë vendore që do të krijohen por i ka shpjeguar atyre mënyrën se si do të bëhet decentralizimi i pushtetit vendor dhe shkrirja e bashkive dhe komunave. Në këtë tryezë është rëndë dakord se opozita do të jetë e hapur për çdo diskutim për reformën territoriale që kërkon konsensus për palët. Përsa i përket plotësimit të vendeve në komisionin parlamentar, burimet bënë me dije se opozita do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim deri në plotësimin e kërkesës së tyre për të pasur veton në Kuvend edhe gjatë votimit në seancë plenare.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë